web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rrumbullaku dhe Vocaj, 2 barkderra të grupit çiftelia”/ Gazetari “lë me gisht në gojë” Ballën

2023-11-23 22:52:00, Aktualitet CNA
“Rrumbullaku dhe Vocaj, 2 barkderra të grupit çiftelia”/
Taulant Balla dhe Muhamet Rrumbullaku

Gazetari Andi Tela ka “lënë me gisht” në gojë ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën duke i kujtuar deklaratën e 10 viteve më parë për kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe drejtorin Tonin Vocaj ku shprehej se, ishin dy barkderra nga grupi çiftelia.

Balla është justifikuar duke thënë që tani ka vendosur të ndajë ministrin nga politikanë Balla.

Pjesë nga biseda

Andi Tela: Ju punoni aktualisht me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullakun dhe me një drejtor të madh, Tonin Vocaj. Tani, 10 vite më parë ju keni thënë që këto 2 policët, janë 2 barkderra të grupit “Çiftelia” që nuk duhet të jenë në Policisë së Shtetit. E mban mend besoj foton e famshme, historia e Frrokut? Ju i keni denoncuar këta të dy sepse këta janë me karrierë në polici. Ky ndikimi i politikës dhe ndryshimet e policisë dhe në këtë rrugën e policisë ka me dhjetra që e duan si profesion…

Taulant Balla: E para është që meqenëse është hera e parë e imja në një studio si ministër i Brendshëm, unë di dhe kam vendosur që ta ndaj pjesnë ku fillon dhe mbaron ministri Balla dhe politikani Balla, këto të dyja nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. / CNA 





Lajmet e fundit nga