web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndarja nga jeta e Zef Dedës/ Mesazhi prekës i Gjergj Lucës

2023-11-24 19:55:00, Aktualitet CNA
Ndarja nga jeta e Zef Dedës/ Mesazhi prekës i Gjergj Lucës
Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca

Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Zef Deda, ditën e sotme.

Në një videomesazh, Luca e quan Zef Dedën një nga gjigantët e skenës dhe humorit të cilin mezi prisnin që ta shikonin në skenë.

“Në mes të këtyre njerëzve të mëdhenj që shumë prej tyre sot ne nuk i kemi midis nesh por na shohin nga qielli sigurisht dhe këtyre figurave të mëdhaja të artit dhe kinematografisë tonë, sot fatkeqësisht i shtohet edhe një nga gjigantët e skenës, një nga gjigantët e humorit që në atë kohë ne mezi prisnim që të shikonim skeçet e tij, ta shikonim atë njeri në skenë, që të na jepte sadopak gëzim sepse shpirtin tonë në atë kohë me të thënë të drejtën e gëzonin shumë pak gjëra.

Zef Deda tu prehtë shpirti në paqe dhe atje po të presin shumë nga miqtë e tu . Ke ikur shumë i ri por i ke munguar të gjithë atyre njerëzve që me të thënë të drejtën kanë kaluar jetën, e kanë ndarë gëzimin, fukarallikun dhe shpirtin me ty. Tu prehtë shpirti në paqe Zef”, thotë Gjergj Luca në mesazhin e tij.

Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik të 1950-ës dhe jetën ia kushtoi humorit.

Ai ka punuar për më shumë se 40 vite në Teatrin "Migjeni" në Shkodër dhe ka lënë gjurmë të forta në komedinë shqiptare.

Komediani është cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë./ CNA





15:34 TODAY

Elvana Gjata në

SPAK ka nisur hetim pasuror për këngëtaren Elvana Gjat...

Lajmet e fundit nga