web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi-Kush janë shqiptarët që kanë më shumë besim te SPAK-u

2023-11-24 20:49:00, Aktualitet CNA

Sondazhi-Kush janë shqiptarët që kanë më shumë

Për të kuptuar pak më thellë besimin e qytetarëve te SPAK, Barometri në Euronews Albania, ka bërë nje profilizim nëpërmjet shifrave dhe të dhënave të grumbulluara në terren, për profilin e atyre që kanë vlerësuar me notat më të larta SPAK-un si institucionin më të besueshëm në vend.

Nga analiza e këtyre të dhënave rezulton se më të rinjtë, shqiptarët e arsimuar, ata me të ardhura më të larta dhe ata qe kanë votuar Partinë Socialiste, janë shumica e shqiptarëve që vlerësojnë SPAK-un si të besueshëm.

Kështu grupmosha 18 -24 vjeç ka më shumë besim tek ky institucion, krahasuar me grupmoshat e tjera duke arritur vlerat e 36 përqind, ndërsa nga  65-75 vjeçarët besojnë vetëm 22.57 përqind.

Sondazhi-Kush janë shqiptarët që kanë më shumë

Nga shqiptarët me arsim të lartë 29.6 përqind kanë besim tek SPAK, krahasuar me ata me arsim të ulët nga të cilët vetëm 19.7 përqind kanë besim te SPAK-u.

Sondazhi-Kush janë shqiptarët që kanë më shumë

Nëse i analizojmë në bazë të të ardhurave, rezulton se ata me të ardhura më të larta kanë përqindjen më të lartë të besimit 30.8 përqind e tyre krahasuar me ata me të ardhura të ulëta 20.3 përqind e të cilëve kanë besim tek SPAK-u.

Sondazhi-Kush janë shqiptarët që kanë më shumë

Nëse i analizon qytetarët e pyetur në bazë të partisë politike që kanë votuar në vitin 2021, rezulton se ata që kanë votuar Partinë Socialiste kanë përqindjen më të lartë të besimit 44.4 përqind, krahasuar me ata që kanë votuar opozitën, nga të cilët vetëm 8.7 përqind kanë shprehur besim te SPAK./ Euronews 

Sondazhi-Kush janë shqiptarët që kanë më shumë





15:34 TODAY

Elvana Gjata në

SPAK ka nisur hetim pasuror për këngëtaren Elvana Gjat...

Lajmet e fundit nga