web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari: Rritja e SPAK ka bërë xheloz dhe kryeministrin

2023-11-24 20:57:00, Aktualitet CNA
Gazetari: Rritja e SPAK ka bërë xheloz dhe kryeministrin
SPAK

Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur për besueshmërinë e shqiptarëve tek SPAK.

Sipas gazetarit ka një rritje të besueshmërisë në këtë institucion dhe kjo vihet re edhe në opinionin publik.

I ftuar në emisionin "Barometri", gazetari thotë se ka një rritje të besueshmërisë në një kohë shumë të shkurtër dhe ky fakt ka bërë xheloz edhe kryeministrin, i cili e quan SPAK-un një arritje të tijën dhe të qeverisë.

 “Lexohet në opinion, lexohet në shoqërinë tonë aty ku kemi kontakte, rritje e popullaritetit. Ajo që lexohet ka një rritje mbase të shumëfishtë të popullaritetit, mbase në një kohë të shumë të shkurtër, sa kjo rritje ka bërë xheloz edhe kryeministrin e Shqipërisë duke thënë që SPAK-u është arritja jonë, jo e Amerikës”, tha Ferdinand Dervishi./ CNA





15:34 TODAY

Elvana Gjata në

SPAK ka nisur hetim pasuror për këngëtaren Elvana Gjat...

Lajmet e fundit nga