web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SPAK kërkon “kokën” e Arben Ahmetajt/ Reagon Bardhi, thirrja për Nikollën

2023-07-10 11:26:00, Aktualitet CNA

SPAK kërkon “kokën” e Arben Ahmetajt/ Reagon Bardhi,

Kreu i grupit të PD-së së vulës, Gazment Bardhi ka reaguar pas kërkesës së SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn, ish ministrin e Financave dhe isah zëvendëskryeministrin.

Bardhi e ka quajtur këtë një veprim të drejtë port ë vonuar dhe të paplotë.

Nga ana tjetër i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave.

Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të incineratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë.

SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama.

Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit.

I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit”, ka shkruar Bardhi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga