Macron warns of measures against Kosovo and Serbia if they do not "behave responsibly"
The President of France, Emmanuel Macron, has warned of me...

Reparti Qendror i Sterilizimit, i ndërtuar në vitin 2011, kishte kapacitet të ofronte shërbim për të njëjtin numër operacionesh siç ka kryer koncesionari i Rrapajt. Në 2014, ish-ministri Beqaj ishte informuar se reparti kishte kapacitet për ripërshtatjen e seteve për 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale, shifër e ngjashme me atë që ofroi në vitin 2021 koncesionari. Por edhe pse strukturat spitalore publike kishte kapacitet, Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë në atë kohë, zgjodhi që t’i paguante privatit 100 milionë euro, duke i falur çdo vit nga 15 miliardë lekë të vjetra.
Në vitin 2021, strukturat spitalore publike paguan rreth 15 miliardë lekë të vjetra për shërbimin privat të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, sipas një auditi të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Fatura financiare i takon rreth 60 mijë ndërhyrjeve kirurgjikale. Ky numër operacionesh mund të përballohej lehtësisht me sete kirurgjikale nga Reparti Qendror i Sterilizimit shtetëror, i cili u ndërtua në vitin 2011.
Por, ky repart nuk u vendos asnjëherë në punë nga strukturat publike. Ai iu dorëzua pa asnjë pagesë koncesionarit “Sani Service”, e cila arkëtoi dhe vijon të arkëtojë miliarda lekë nga fondet publike, bazuar në kontratën e dyshimtë të nënshkruar në vitin 2016 me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
“Vlera e shërbimit për vitin 2021 paraqitet në shumën 1,550,245.000 lekë, ndërkohë që numri i ndërhyrjeve sipas tre kompleksiteteve nuk ka kaluar projeksionin prej 63,000 ndërhyrjesh”, thuhet në raportin e KLSH-së.
Një numër i ngjashëm ndërhyrjesh kirurgjikale citohet edhe në një shkresë të datës 25 qershor 2014, të cilën ish-zv/ministri Klodian Rjepaj ia drejton shefit të tij, Ilir Beqaj.
“Reparti Qendror i Sterilizimit ka kapacitet për ripërshtatjen e seteve për 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale”, shkruan ish-numri dy i Shëndetësisë, në atë shkresë, e cila është administruar nga Prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të hetimit që po zhvillon për kontratën koncesionare.
Pra, duket qartë që reparti publik ishte i aftë të kryente më së miri shërbimin e sterilizimit. Por, për drejtuesit e asaj kohe të Ministrisë së Shëndetësisë u pa më e arsyeshme që, për të njëjtin shërbim, të nënshkruanin kontratën me kosto koncesionare 100 milionë euro me kompaninë private “Sani Service”.
Për këtë kontratë, aktualisht janë marrë nën përgjegjësi penale 7 ish-zyrtarë shëndetësorë dhe aksioneri kryesor i koncesionarit, Ilir Rrapaj.
Gjykata e Posaçme kërkoi nga prokurorët specialë që të thellojnë hetimet edhe mbi rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj./ Syri Tv
The President of France, Emmanuel Macron, has warned of me...
In September last year, the European Union concluded a 1.8...
A house was engulfed in flames at noon this Monday in ...
The remains of Qazim Mullet, the former prefect of Tirana,...
Former Prime Minister Sali Berisha revealed the head of th...
Prej ditësh, CNA ka krijuar një sondazh ku pyet shqiptarët...
Former Prime Minister Sali Berisha, in a statement to the ...
A 40-year-old man sentenced in Italy to 5 years in prison ...
Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Interest in tourism in Albania has been expressed in a...
A 32-year-old Albanian was the target of an assassination ...
The Deputy of the Democratic Party Jorida Tabaku has s...
Prime Minister Edi Rama and Prime Minister of Kosovo Albin...
The Minister of Defense, Niko Peleshi, has announced that ...
Ashtu siç CNA e kishte paralajmëruar , Partia Socialiste d...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur ditën e ...
The European Union with its funding mechanisms was in the ...
It also happens like that. From a political leader at the...
The new law on medicine in Albania, which forces students ...
The Minister of Education and Sports, at the same time the...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...