web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

28 milionë euro të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve/ Si po përpiqet Rama të mbyllë aferën e djegësave

2023-08-28 12:18:00, Aktualitet CNA

28 milionë euro të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve/ Si po

Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur për aferën e inceenratorëve, zjarrin në inceneratorin e Elbasanit, paratë që u janë vjedhur nga xhepat taksapguesve shqiptarë si dhe faktin që incenratori i Fierit është jashtë funksionit.

Berisha është shprehur se Rama është autori numër një i vjedhjes së inceenratorëve dhe PPP në shëndetësi.

Ish kryeministri tha se, kreu i qeverisë po përpqiet të mbyllë aferën dhe vjedhjen që u është bërë shqiptarëve duke thënë se ka mangësi dhe nevoja.

Ndër të tjera ai thekson se nga afera e inceneratorit të Elbasanit, u janë vjedhur 28 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve ndërsa për atë të Fierit tha se është tërësisht jashtë funksionit.

"Edi Rama në daljen e tij të fundit publike u faktoi shqiptarëve se është autori numër 1 i vjedhjes së inceneratorëve dhe PPP në fushën e Shëndetësisë.

Ai doli të shtunën para gazetarëve për veprat penale më të rënda të djegësve dhe sterilizmit të sekuestruara si vepra krimi duke vlerësuar krimet e shëmtuara që kanë ndodhur me to thjesht si mangësi në ndërtime.  

Me mangësi dhe nevoja Edi Rama përpiqet të mbyllë vjedhjen dhe krimin e shëmtuar me djëgësin e Elbasanit, për të cilin u vodhën qytetarëve 28 milionë eura dhe tani ka ngel një rrangallë pa funksion çka dëshmoi qartë djegia e malit të plehrave të Elbasanit pikërsiht në ditën kur ai tha se ekziston dhe përpjekja e hapur e tij për djegien dhe asgjësimin e kësaj vepre të krimit.

Rama vlerësoi si mangësi dhe nevoja krimin dhe vjedhjen e 40 milionë eurove të djgegësit të Fierit.

Në fakt mangësitë e Ramës janë krime të shëmtuara .

Djegësi është shpallur mosfunksionar që në 2021.", tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga