web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Si do t’i përkthenin 7 palë gjuhët tona?”/ Rama:Nuk jam akademik, por e imagjinoni dot Procesin e Berlinit

2022-11-10 11:41:00, Aktualitet CNA

 

K“Si do t’i përkthenin 7 palë gjuhët tona?”/ryeministri Edi Rama, i pranishëm në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe alarmin për rrezikimin e saj.

Sipas Ramës, fjalori i gjuhës tonë është vetëm gjysma e shqipes së vërtetë.

“Mezi e kam pritur këtë ditë për t’i thënë disa gjëra. Unë vetëm anëtar akademie s’bëhem dot kurrë se nuk kam asnjë gradë shkencore dhe nuk e kërkoj kurrë. Në fund të ditës, a mund të hidhet poshtë puna kolosale që i dha gjuhës shqipe aq shumë sa po të mendojmë të kundërtën sot nuk do të kishim dot një abetare. Do t’i kishim si ato tekstet alternative që i solli demokracia. Do kishim abetare që Zoti e di se me çfarë sharre do sharronte Shabani. Do ishin sharra që  do sharronin trungun e përbashkët që mbolli Kongresi i Drejtshkrimit. Imagjinoni procesin e integrimit. Çfarë dokumentesh do t’i shkonin, si do t’i përkthenin në Berlin 7 palë gjuhët tona? Se do kishe dalë gegnishtja e Shkodrës dhe pastaj ajo e Pukës, do kishte dalë toskërishtja e Vlorës po do dilte dhe Tepelena. Se këtu duan të bëhen bashki të gjithë. E keni parë reformën territorial”, është shprehur Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga