
Për sherrin në Kepin e Rodonit, avokati Sokol Dendreaj, përfaqësues ligjor i Kishës Françeskiane në Shqipëri, u shpreh se dokumentet e pronës janë falsifikuar nga punonjës të shtetit.
Ai tha se ka mospërputhje të metrave katrorë dhe gjithashtu ndryshon edhe lloji i pasurisë.
“Mendimi im, duke parë edhe dokumentacionin që unë e disponoj, në lidhje me pretendimet dhe paraqitjen e kësaj certifikate, kartele pasurie dhe hartës treguese nga familja Kaculi është vënë në dispozicion provinca françeskane dhe për këtë arsye në vitin 2019 i është referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për kallëzim penal sepse ne mendojmë se punonjësit e shtetit kanë falsifikuar këtë dokument dhe na rezulton kjo pasuri”, tha avokati për Euronews Albania.
I pyetur sa se është hapësira për të cilën mendohet se është falsifikuar dokumenti, avokati u përgjigj se kemi të bëjmë me një sipërfaqe prej 4114 metra katrorë tokë që kisha e ka marrë me dokumente që në vitin 2008.
“Sipërfaqja për të cilën bëhet fjalë është 5700 që pretendon familja Kaçuli, ndërsa e vërteta është se ajo sipërfaqe për të cilën provinca françeskane e ka marrë si sipërfaqe në 2008 është 4114 metra katror. Gjithashtu ndryshon lloji i pasurisë”,-tha avokati.
Kujtojmë se për këtë ngjarje janë arrestuar disa persona të përfshirë në konflikt, përfshirë këtu edhe ish-deputeti Mark Frroku.
Ngjarja në Kepin e Rodonit:
Ish-deputeti u arrestua nga policia e Durrësit pas një konflikti për një pronë në Kepin e Rodonit. Për sherrin e ndodhur të dielën në prangat e policisë kanë rënë edhe 7 persona dhe 1 tjetër është nën hetim.
Ndërkohë në kërkim është Besnik Toma, i cili sipas policisë ka qëlluar me armë gjatë sherrit. Ky i fundit është një i afërm i Mark Frrokut.
Konflikti ka nisur për rrethimin e tokës në këtë zonë. Përfaqësuesit e kishës pretendojnë se kanë certifikatë pronësie. Të njëjtin dokument pretendon se ka edhe familja Kaculi, një certifikatë pronësie për të njëjtën pronë. Pikërisht për këtë arsye këta të fundit nuk kanë lejuar që të kryhej rrethimi, veprim që është kundështuar nga grupi i ish-deputetit.
Ky nuk është konflikti i parë që ka ndodhur në këtë zonë, por është një rast i përsëritur dhe deri më tani nuk është parë asnjë ndërhyrje nga shteti për të zgjidhur këtë konflikt.
Detaji i të shtënave me armë gjatë sherrit është konfirmuar edhe nga Policia e Durrësit, por ish-deputeti, edhe pse ishte në vendngjarje, nuk ka parë ndonjë person të gjuante dhe as të dëgjonte krismat. Ai ka mbajtur gojën mbyllur para hetuesve dhe nuk ka preferuar të flasë për detajet./CNA
For more than 20 years, Lazam Kaci from the village of Bor...
For two weeks, garbage continues to burn in the waste ...
Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer historinë e tij personale ...
Journalist Artan Hoxha spoke about the fight in Cape Rodon...
Argita Malltezi, the daughter of the former prime mini...
Argita Malltezi, the daughter of former Prime Minister...
The daughter of the former prime minister, Sali Berish...
The daughter of the former prime minister, Sali Berish...
The well-known journalist Elez Biberaj has retired aft...
The Government of Serbia has sent a request to the Preside...
The journalist, Klodiana Lala, reacted to the incident...
The Deputy of the Democratic Party, Gazment Bardhi, says t...
The deputy of the Freedom Party, Monika Kryemadhi, has spo...
The former Prime Minister, Sali Berisha, in an appeara...
A fire engulfed a residence in Qesarat of Saranda this...
On October 20, GJKKO seized the assets of Jamarbë Malltez,...
Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli do të paraqitet ...
Former MP Mark Frroku was arrested by the Durrës police af...
The Assembly of Albania has addressed a letter to the Guar...
Lawyer Genc Gjokutaj complained on Monday, the measure dec...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...