
Ish-deputeti Mark Frroku, është arrestuar nga policia e Durrësit pas një konflikti për një pronë në Kepin e Rodonit. Për sherrin e ndodhur të dielën në prangat e policisë kanë rënë edhe 7 persona dhe 1 tjetër është nën hetim.
Ndërkohë në kërkim është Besnik Toma, i cili sipas policisë ka qëlluar me armë gjatë sherrit. Ky i fundit është një i afërm i Mark Frrokut.
Konflikti ka nisur për rrethimin e tokës me sipërfaqe 5 dynym e 400 m2 tokë në këtë zonë. Përfaqësuesit e kishës katolike pretendojnë se kanë certifikatë pronësie. Të njëjtin dokument pretendon se ka edhe familja Kaculi, një certifikatë pronësie për të njëjtën pronë. Pikërisht për këtë arsye këta të fundit nuk kanë lejuar që të kryhej rrethimi, veprim që është kundështuar nga grupi i ish-deputetit.
Ky nuk është konflikti i parë që ka ndodhur në këtë zonë, por është një rast i përsëritur dhe deri më tani nuk është parë asnjë ndërhyrje nga shteti për të zgjidhur këtë konflikt.
Krsima pati, Mark Frroku nuk i "dëgjoi"
Detaji i të shtënave me armë gjatë sherrit është konfirmuar edhe nga Policia e Durrësit, por ish-deputeti, edhe pse ishte në vendngjarje, nuk ka parë ndonjë person të gjuante dhe as të dëgjonte krismat. Ai ka mbajtur gojën mbyllur para hetuesve dhe nuk ka preferuar të flasë për detajet.
"Arrestohen në flagrancë shtetasit: B. K., E. R., O. R. dhe Y. R., për veprat penale 'Plagosja e rëndë me dashje' dhe 'Vetëgjyqësia'; M. F., A. L., P. D. dhe M. L., për veprat penale 'Kanosja', 'Moskallzimi i krimit', 'Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës' dhe 'Prishja e rendit dhe qetësisë publike'. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. S., për veprën penale 'Moskallzimi i krimit', si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit B. T. Ditën e djeshme, shtetasit B. K., E. R., O. R., Y. R., banorë të fshatit Shetaj, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit N. S., M. F., A. L., P. D. dhe M. L., përfaqësues të kishës françeskane, të cilët po bënin rrethimin e një sipërfaqeje toke në zonë, për të cilën kanë certifikatë pronësie. Si pasojë e konfliktit, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë pësuar dëmtime fizike. Policia gjeti në vendin e ngjarjes një gëzhojë arme zjarri. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi që ka qëlluar me armë zjarri, gjatë konfliktit, është shtetasi B. T", thuhej në njoftimin e policisë.
Pavarësisht se blutë kanë administruar pamje filmike ku dokumentojnë veprimet e dhunës, Frroku u ka thënë hetuesve se nuk dinte asgjë, nuk kishte ndodhur asgjë dhe nuk ishte konfliktuar askush. Pikërisht për këtë arsye ai akuzohet nga autoritetet edhe për moskallëzim të krimit.
“Isha në zonë sepse jam pajtuar nga përfaqësuesit e kishës si ndërtues i murit. Nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe se është qëlluar me armë”, është shprehur Frroku ndër të tjera.
Ndërsa, praninë e tij në zonë, Frroku e ka justifikuar si ndërtues i murit dhe se ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës./CNA
Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar me një shkresë Gardë...
Avokati Genc Gjokutaj ka ankimuar të hënën, masën e vendos...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur konferencën me nj...
Ish-deputeti Mark Frroku, i arrestuar pas një konflikti në...
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka prezantuar sot...
Studentët e Mjekësisë kanë zhvilluar ditën e sotme një tak...
Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi të bërë mbi...
Policia e Durrësit ka dhënë versionin zyrtar në lidhje...
Studentët e Mjekësisë vijojnë me protestat dhe bojkoti...
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me konfliktin ...
Fshati Iballë feston 120 vjetorin e shkollës e hapjes së s...
Ish-deputeti Mark Frroku është arrestuar nga policia e...
Sot do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare në K...
Studioja belge “51N4E”, e cila u shpall fituese për projek...
Kandidati që fitoi zgjedhjet për kryetar në Bashkinë e...
Mbledhja e Kuvendit ne seancen plenare do të zhvillohet di...
Kreu i degës Vatra Manhattan Branch, Agustin Mirakaj k...
Vasfije Krasniqi-Goodman, që u bë e para e mbijetuar e...
Kryetari i lëvizjes më të re politike “Shqipëria Bëhet”, A...
Sonte në orën 21:00 transmetohet emisioni “Fokus” me R...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...