Arrestimi i ish-deputetit/ Akuzat që rëndojnë mbi Mark Frrokun
Policia e Durrësit ka dhënë versionin zyrtar në lidhje...

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi të bërë mbi procedurën e prokurimit “Parku i Artit, rivitalizimi dhe rikualifikimi i territorit të ish Kinostudios "Shqipëria e Re", Tiranë, Faza II”, ka kapur në shkelje Ministrinë e Kulturës, përgjegjëse e drejtpërdrejtë Elva Margariti.
Në raporton e KLSH-së theksohet se në këtë tender, nuk janë argumentuar kriteret kualifikuese dhe një pjesë e tyre nuk janë në përpjesëtim me aftësinë zbatuese, natyrën dhe vlerën e kontratës.
"Nga auditimi në dokumentacionit fizik dhe elektronik për procedurën eprokurimit me objekt “Parku i Artit, rivitalizimi dhe rikualifikimi i territorit të ish Kinostudios "Shqipëria e Re", Tiranë, Faza II”, viti 2022 me fond limit 155,008,461 lekë pa TVSH, konstatohet se në tenderin e zhvilluar më datë 21.06.2022 (anuluar) dhe në datën 15.08.2022, nuk janë argumentuar kriteret kualifikuese dhe një pjesë e tyre nuk janë në përpjesëtim me aftësinë zbatuese, natyrën dhe vlerën e kontratës", thuhet në raport.
Një shkelje tjerër, sipas KLSH-së është se gjatë procedurës së tenderimit është kërkuar që operatori ekonomik për realizimin e punimeve duhet të ketë një arkitekt peizazhi dhe një 1 inxhinier pyjesh, të cilat nuk janë të nevojshme, pasi për të realizuar këtë projekt është i nevojshëm vetëm inxhinieri zbatues.
"Kriteret Kualifikuese janë konstatuar në kundërshtim me VKM nr. 425 datë 27.05.2020 “Për procedurat e përzgjedhjes së subjekteve të pajisura me licence për projektim, zbatim, mbikëqyrje dhe kolaudim në pasuritë kulturore, për kryerjen e Investimeve me fonde publike në pasuritë kulturore” pika 17. Në pikën 3.5 të DST kërkohet që Operatori Ekonomik për realizimin e punimeve duhet të ketë 1 Arkitekt Peizazhi dhe 1 Inxhinier Pyjesh. Kjo kërkesë nuk është në përputhje me natyrën e kontratës, pasi në hapësirën ku do të zhvillohet projekti nuk është e nevojshme një arkitekt peizazhi, për shkak se projekti është i realizuar nga projektuesi dhe duhet vetëm të zbatohet nga ofertuesi me anë të inxhinierëve zbatues që ai disponon. Për sa i përket kërkesës për një inxhinier pyjesh nuk është e nevojshme dhe në përputhje me natyrën e prokurimit, për shkak se në ambientet e jashtme të Ministrisë së Kulturës nuk ka pyll, por thjesht një hapësirë e gjelbër. Në pikën 3.7. kërkohet që Operatori ekonomik duhet të paraqesë licencë të vlefshme (Licence, Kodi III.7.A për “Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me pyjet dhe/ose kullotat”), e cila është në kundërshtim me pikën 17 të VKM nr. 425 datë 27.05.2020 për shkak se në hapësirën e gjelbër të Ministrisë së Kulturës, nuk ka as pyje e as kullota që ky kriter të ishte i domosdoshëm për realizimin e procedurës së prokurimit. (Më hollësisht trajtuar faqet nr. 9-26 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)", thuhet në raportin e KLSH.
Ndërkohë një shkelje tjetër sipas KLSH-së, është se për tenderin "Rivitalizimi dhe përmirësimi i zonës së gjelbër – Parku i Artit, Ministria e Kulturës" me vlerën 356,049 Euro me TVSH, kompania fituese e shpallur G.L, ka dhënë një ofertë ekonomike të pasaktë duke mos vendosur çmimet në të gjitha zërat e preventivit.
"Nga auditimi i dokumentacioneve të vëna në dispozicion të operatorit të shpallur ftues G.L
konstatohet: Oferta ekonomike rezulton e pasaktë duke mos vendosur çmimet në të gjitha zërat e preventivit. Rreth 1/3 e zërave të preventivit u mungon oferta e çmimeve përkatëse. Vlera në total e çmimeve
të ofertuar në 2/3, rezulton sa vlera e ofertës që është shpallur fitues. Oferta ka rezultuar me gabime dhe të paplotësuara me çmime por nuk është s’kualifikuar nga KVO, për shkak të kontratës çmim total. Nga KVO nuk janë kërkuar sqarime ose argumentime për këtë fakt të cilat më pas kanë sjellë veprime në kundërshtim me kontratën gjatë ekzekutimit të punimeve.", thuhet në njoftim.
Shkelja e radhës sipas KLSH-së është se kompania fituese G.L, ka kërkuar edhe shtim të vlerës së kontratës pa dhënë asnjë argument.
"Ministria e Kulturës, të vlerësojnë e të analizojnë shtesën e kontratës në vlerën 51,480 Euro me TVSH e cila rezulton e pa argumentuar, ku të përcaktohen shkaqet, arsyet dhe përgjegjësitë ligjore e financiare dhe të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për arkëtimin e vlerës nga sipërmarrësi i punimeve “G.L.” sh.p.k", thuhet në njoftimin e KLSH-së./CNA
Policia e Durrësit ka dhënë versionin zyrtar në lidhje...
Studentët e Mjekësisë vijojnë me protestat dhe bojkoti...
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me konfliktin ...
Fshati Iballë feston 120 vjetorin e shkollës e hapjes së s...
Ish-deputeti Mark Frroku është arrestuar nga policia e...
Sot do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare në K...
Studioja belge “51N4E”, e cila u shpall fituese për projek...
Kandidati që fitoi zgjedhjet për kryetar në Bashkinë e...
Mbledhja e Kuvendit ne seancen plenare do të zhvillohet di...
Kreu i degës Vatra Manhattan Branch, Agustin Mirakaj k...
Vasfije Krasniqi-Goodman, që u bë e para e mbijetuar e...
Kryetari i lëvizjes më të re politike “Shqipëria Bëhet”, A...
Sonte në orën 21:00 transmetohet emisioni “Fokus” me R...
Anëtarja e kryesisë së PD-së Fatbardha Kadiu ka bërë një a...
Përfaqësues të kishës tek ‘Kepi i Rodonit’ kanë reaguar pa...
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënua...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të die...
Një aksident automobilistik me pasojë vdekje ka ndodhu...
Deputetja, Erisa Xhixho ka ndarë disa fakte që sipas s...
Gjykata e Posaçme do të nisë të hënën gjyqin në mungesë pë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...