web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfimi tronditës i të afërmes së 3 vjeçares/ “E gjetën vajzën poshtë komodinës, me këmbën e fryrë”

2023-11-08 22:37:00, Aktualitet CNA
Rrëfimi tronditës i të afërmes së 3 vjeçares/
Foto ilustruese

Halla e vajzës 3-vjeçare që u dhunua nga edukatorja ka bërë rrëfimin tronditës sonte në emisionin Opinion , ku tregon se prindërit e kanë gjetur vajzën në gjendje të rënduar, poshtë komodinës, e zverdhur dhe me këmbën e fryrë.

Ajo ka rrëfyer momentet kur vajza është dërguar në spital dhe justifikimet nga ana e drejtoreshës së kopshtit në lidhje me rastin.  

Më thirri im vëlla më tha jam te Trauma dhe tha më kanë sakatuar vajzë. Ngjarja ka ndodhur në 15 e 20 në 1 nëntor. Ato janë njoftuar nga Entela Danushi.

Ajo i ka marrë në telefon prindërit që vajza qan rënkon. E kanë gjetur vajzën poshtë komodinës, ishte zverdhur këmba i ishte fryrë. Majlinda ka qenë duke thënë se çfarë i bëra vetes.

Ata donin ta çonin te pediatria se mendonin se e kishte pickuar një insekt. Mjekja i tha se nuk është rast për tek ne por te Trauma. Gjatë rrugës im vëlla ka pyetur drejtoreshën se çfarë i ka ndodhur vajzës që të dijë se çfarë të thotë në spital.

Kanë shkuar te Trauma. Entela ka ndaluar dhe i ka thënë oficerit se është asgjë serioze se jemi të afërmit. Vëllai si ka dëgjuar. Oficeri është kthyer mbrapsh dhe nuk ka pyetur më.

Mjeku ka pyetur villain, ai i ka drejtuar dorën zonjës drejtoreshë. Ajo ka thënë se mendojmë se ka rënë nga krevati.

Justifikimi i tretë ka qenë kështu ma ke sjell vajzën. Të nesërmen është bërë një denoncim”, ka thënë halla e vajzës 3-vjeçare./ CNA





Lajmet e fundit nga