web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrahën brutalisht dy persona/ Prokuroria ndryshon akuzën për Rrajat

2023-09-11 11:29:00, Aktualitet CNA

Rrahën brutalisht dy persona/ Prokuroria ndryshon akuzën për

Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën për anëtarët e fisit Rraja, të cilët në mënyrë brutale rrahën dy anëtarët e familjes Maja.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Prokuroria ka vlerësuar se hetimet duhet të vijojnë për akzuën palgosje e lehtë me dashje, ndryushe nga akuza e mëhershme për plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim.

Ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve.

Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pak kohë më parë. Anëtarë të fisit Rraja dhunuan brutalisht dy anëtarët e fisit Maja të cilët përfunduar në spital.

E gjitha nisi për një gurore në Krujë. Pamjet e videos që qarkulloi në media ishin të rënda ku dy të sulmuarit shfaqeshin të shtrirë në tokë dhe tërësisht të gjakosur.

Pas ngjarjes deputeti socialist Rrahman Rraja dha dorëheqjen nga mandate i deputetit./ CNA





Lajmet e fundit nga