web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO-Rama ndan dy momentet më emocionuese të ndeshjes Shqipëri-Poloni: E paharrueshme

2023-09-11 09:23:00, Aktualitet CNA
VIDEO-Rama ndan dy momentet më emocionuese të ndeshjes
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me dy momentet më të bukrua të ndeshjes Shqipëri-Poloni me rezultatin 2-0.

Kreu i qeverisë ka publikuar dy golat e shënuar nga Asani dhe Daku të cilët ngritën në peshë zemrat e tifozëve kuq e zi duke dhuruar dhe një renditje të Shqipërisë në vendin e parë në grup.

“MIRËMËNGJES dhe me dy eurogolat e një mbrëmjeje të paharrueshme në Air Albania Stadium, ku kuqezinjtë i dhuruan të gjithë shqiptarëve një gëzim të madh me fitoren që i nxori në krye të grupit si asnjëherë më parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga