web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthimi i basteve online/ Paralajmëron Shalsi: Duhet të marrim masa, pasojat do jenë në terren

2023-09-20 09:57:00, Aktualitet CNA

Rikthimi i basteve online/ Paralajmëron Shalsi: Duhet të marrim masa,

Pas miratimit në Komision për rikthimin e basteve online, sot në Komisionin e Ekonomisë po diksutohet për këtë projektligj me grupet e interesit.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi është shprehur se, duhen marrë masa dhe vendimet duhet të merret me shumë kujdes pasi pasojat do të shihen në terren.

“Është një moment që po e diskutojmë me seriozitet, me maturi, jam i bindur siç e përkufizuam asokohe ishte kthyer në marrëzi se si lojërat e fatit ishin ogranizuar në Shiqpëri dhe që duhet një masë drastike.Por ama jam plotësisht i vetëdijshëm që ajo situatë duhet të merrte fund. Atë moment nuk ishim të përgatitur ta menaxhonim. Është momenti të marrim masat duke qenë se nuk e pengojmë dot por të jetë sa më e kornizuar, e sigurtë, të lërë jashtë çdo element dhe shembujt nuk mungojnë nga e kaluara. Duhet të mendojmë mirë çdo vendimmarrje se pasojat do i kemi në terren”, ka thënë Shalsi./ CNA  





Lajmet e fundit nga