
The Albanian Helsinki Committee has published the final report with findings and recommendations after monitoring the May 14 local elections.
The report lists the violations encountered during the election process.
The report deals with the issues of: electoral reform, the activity of the Central Election Commission, voter lists, aspects of the establishment and operation of the local electoral administration, the election campaign and the ban on the use of state resources, decriminalization, respect for electoral silence, the organization of the process of voting and counting of votes and announcement of results and appeals of the parties.
Part from the Report of the Albanian Committee of Helsinki
? From the monitoring of the implementation of the timely publication of voter lists according to point 3 of article 56 of the Electoral Code, it resulted that in some municipalities, namely the municipalities of Durrës, Lezhë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër and Elbasan, there were complete absences or non-publications of the lists according to certain deadlines. In addition, the KSh continued to consider with concern that the physical lists of voters continue to be positioned in places that create difficulties in the access of voters.
? The CEC has facilitated observers' access to monitoring their intensive work through the live broadcast of the meetings held on the institution's YouTube channel. However, the decisions, orders and instructions approved and especially the accompanying minutes of these meetings, are often published with significant delays on the official website of the CEC, causing obstacles in their proper review and quick response of monitoring actors.
? Despite the fact that in a greater number compared to the previous elections, the CEC's decision-making on the prohibition of the use of state resources was not always the result of an effective investigation (within the deadlines), provided for symbolic and non-proportional sanctions, as well as different attitudes of the State Election Commissioner and KAS, bringing in some cases the favoring of electoral subjects or institutions that were under the ban.
? Komisioneri miratoi Vendimin nr. 421, datë 03 Maj 2023, bazuar në një prej denoncimeve të përcjella nga KShH, nëpërmjet të cilit u vendos ndalimi i postimeve apo ripostimeve në rrjetet sociale të një institucioni publik të aktiviteteve të cilat pasqyrohen në profilin personal të drejtuesit të institucionit publik. Edhe pse KShH përshëndeti precedentin pozitiv që krijoi kjo vendimmarrje, KShH gjithashtu informoi KQZ-në se gjatë verifikimeve të mëtejshme kishte konstuar vijimin e ripublikimit të aktiviteteve në mediat sociale. KQZ edhe pse e mirëpriti këtë informacion nuk arriti të konkretizojë shkeljen e mësipërme.
? Pavarësisht masave paraprake të ndërmarra nga Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ për zbatimin e procesit të dekriminalizimit , gjatë periudhës zgjedhore Maj 2023 rezultoi se procesi i verifikimit të të dhënave të pasqyruara në formularët e vetëdeklarimit ende nuk kishte përfunduar. KShH, gjithashtu, konstaton me shqetësim se asnjë prej partive politike nuk ka ushtruar të drejtën për të kërkuar verifikim të thelluar për kandidatët e mundshëm të tyre, duke treguar mungesë interesi për rëndësinë që ka zbatimi efektik dhe në kohë i këtij ligji.
? Ligji për partitë politike përmban rregullime që avantazhojnë ndihmën financiare të partive të mëdha, të cilat përfitojnë nga ky fond për shkak se përmbushin në të njëjtën kohë disa prej kritereve të kërkuara. Në vlerësimin e KShH, shpërndarja e fondeve duhet të jetë proporcionale sepse siç vërehet edhe në Vendimin nr. 309 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve , dy partitë më të mëdha politike marrin afërsisht 75% të fondit të buxhetit të shtetit. Kjo formulë vlen të rishikohet nga organi legjislativ duke vendosur kritere objektive që mundësojnë shpërndarjen e drejtë dhe
? Gjerësisht, u vu re se subjektet zgjedhore të cilat mund të propozojnë komisionerë të KQV-ve përcollën listat vetëm në ezaurim të afatit të caktuar5 dhe përgjithësisht këto lista kanë qënë të paplotësuara prej tyre me dokumentacion mbështetës. Pavarësisht nga kjo, shumica e KZAZ-ve kanë zgjedhur të vijojnë me ngritjen e KQV-ve. Në këndvështrimin e KShH, kjo përbën një praktikë negative të administrimit të zgjedhjeve nga ana e KZAZ-ve, në shkelje të Kodit Zgjedhor, duke i hapur rrugë zëvendësimit të antarëve të KQV prej subjekteve zgjedhore, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve. KShH, duke u mbështetur në rekomandimet e ODIHR-it, ka sugjeruar më parë ndërtimin dhe konsolidimin e një rrjeti personash të trajnuar mbi ligjin zgjedhor të cilët të jenë të aftë t’i përgjigjen nevojave emergjente, sidomos në prag të datës së zgjedhjeve.
? Afatet e vendosura në nenin 77 të Kodit Zgjedhor mbi fushatën zgjedhore nuk janë respektuar duke krijuar kështu kushte për garë të pabarabartë midis subjekteve, në favor të atyre që disponojnë mjaftueshëm qëndrueshmëri financiare për të kryer këto aktivitete në një shtrirje më të gjatë kohore, krahasimisht me subjektet zgjedhorë më të vegjël.
? KShH njoftoi KQZ-në menjëherë pas konstatimeve të shkeljes së afatit të shpërndarjes së materialeve nga KZAZ-të pranë KQV-ve sipas Nenit 99 të Kodit Zgjedhor
? KShH raportoi pranë KQZ-së rastin e intimidimit të qytetarëve të Bashkisë Elbasan të cilëve u është referuar se vota e tyre elektronike do të identifikohej nëpërmjet kryqëzimit të të dhënave midis pajisjeve PEI dhe PEVN. Në vijim të kërkesës së KShH, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve,z. Celibashi, deklaroi nëpërmjet një dalje mediatike pacënueshmërinë e procesit.
? Mungesa e hetimeve të shpejta, transparente, të gjithëanshme, si dhe mungesa e ofrimit të një mbrojtje efektive ndaj kallëzuesve të krimeve zgjedhore, janë elementë të përsëritur edhe përgjatë këtyre zgjedhjeve. Hetimet mbi krimin zgjedhor kanë vijuar të shtrihen vetëm në nivele të ulëta të organizimit politik. Të dhënat paraprake mbi hetimin e krimeve zgjedhore evidentojnë një praktikë të dy standartizuar hetimore nga prokuroritë, ndërkohë që informacioni që organet proceduese ndajnë me publikun është minimal.
? Vëzhguesit e KShH konstatuan shkelje në masë të parashikimeve të heshtjes zgjedhore. Në vijim të përcjelljes së këtij informacioni nga KShH, KQZ mori Vendimin nr. 516, datë 13.05.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nëpërmjet të cilit ngarkoi Policinë e Shtetit dhe Policitë Bashkiake përkatëse me heqjen e materialeve propagandistike nga të gjitha ekranet ledëall/billboards në afërsi të KQV-ve, KZAZ-ve dhe VNV-ve. KShH vëren se një vendimmarrje e
tillë dhe mobilizimi i institucioneve përkatëse duhet të ishte kryer që në orët e para të mëngjesit të datës 13 Maj 2023.
? Procesi i votimit, i zhvilluar më datë 14 Maj 2023, u monitorua nga vëzhguesit e KShH në 200 Qendra Votimi, të ngritura në 15 prej Bashkive të Republikës së Shqipërisë. Në një pjesë të konsiderueshme të QV-ve të vëzhguara nga KShH, procesi i votimit filloi me vonesë si rrjedhojë e keqfunksionimit të Pajisjeve Elektronike të Identifikimit (PEI) apo mungesës së njohurive dhe koordinimit midis anëtarëve të KQV-ve. Nga 20 Qendrat e Votimit të monitoruara pranë Bashkisë Elbasan dhe Bashkisë Kamëz ku u zbatua procesi i votimit dhe numërimit elektronik, problematika
kryesore ishte paqartësia e votuesve për mënyrën e përdorimit të PEVN-së.
?Me përjashtimin e KZAZ nr. 24 (Bashkia Durrës) dhe KZAZ-ve të Bashkisë Vlorë 7 Nga verifikimet në terren të KShH, rezultoi se shpërndarja e materialeve të votimit pranë disa prej KZAZ-ve të monitoruara ishte kryer me vonesa të ndjeshme duke arritur deri në orët e vona të pasdites së datës 12 Maj apo në orët e para të mëngjesit të datës 13 Maj, duke vështirësuar veprimtarinë e KZAZ-ve në ditët më impenjative të veprimtarisë së tyre.
? Vëzhguesit e KShH konstatuan komunikime të shpeshta të komisionerëve të KQV-ve me vëzhgues të akredituar të subjekteve politike, gjatë së cilave thuhej me zë të lartë numri rendor i zgjedhësit, i cili paraqitej pranë KQV-së për të votuar. Vëzhguesit e subjekteve politike shënonin me kryq apo me grep këto numra në formate tabelare apo në aplikacione të përshtatshme celulare. KShH mendon se KQZ-ja në raste të tilla ka vepruar me vonesë e, si rrjedhojë, parandalimi i kësaj shkeljeje ka qenë i dobët.
? Në kundërshtim të plotë të Nenit 109, pika 6 të Kodit Zgjedhor dhe Urdhërit nr. 62, dt. 03.05.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, vëzhguesit e KShH kanë raportuar prezencë konstante të personave të paautorizuar në zonat rreth Qendrave të Votimit. KShH i përcolli këto evidentime të kryera gjatë monitorimit KQZ-së, duke specifikuar se Komisionerët e QV-ve neglizhojnë ose janë shumë pasivë për të verifikuar ambientet në korridoret dhe oborret e godinave ku janë vendosur personat e paautorizuar.
? U konstatuan raste të votimit familjar që përbëjnë qartazi shkelje të ligjit të toleruar nga KQV. Mosdokumentimi i përshtatshëm i dhënies së ndihmës ndaj zgjedhësve që për shkak të aftësive të veçanta nuk mund të votojnë vetë mbetet problematik dhe në këtë proces votimi. KShH njoftoi menjëherë për rastet e evidentuara KQZ-në.
? Ndërkohë që në tërësi procesi i numërimit të votave u karakterizua nga një klimë e qetë, përpos miratimit të Urdhërit nr. 71, dt. 15.05.2023, të Komisionerit, procesi i numërimit është pezulluar për disa orë pranë 13 prej 20 VNV të monitoruara. KShH gjithashtu vëren me shqetësim mungesën e qasjes së unifikuar sa i takon klasifikimit të saktë të vlefshmërisë së votave. Prezenca e personave të paautorizuar ka vijuar të jetë problematike në VNV, duke qenë se megjithë kontrollin rigoroz të ushtruar nga Policia e Shtetit në hyrje të godinave, një pjesë e konsiderueshme e personave prezentë nuk mbanin të varur në një pozicion të dukshëm akreditimet e tyre, duke krijuar kështu dyshime mbi autorizimin e prezencës së tyre.
? KShH ka parë me rëndësi trajtimin e Vendimit nr. 174, dt. 06.06.2023, të KAS, ku shumica e anëtarëve argumentoi se pretendimeve për pavlefshmërinë e rezultatit të QV-së nr. 2224/01 të ngritur pranë IEVP Rrogozhinë i mungonte bazueshmëria ligjore. KShH vlerëson, duke u bazuar në Vendimin nr. 40, datë 16.11.2007 të Gjykatës Kushtetuese, se votimi i të burgosurve në IEVP është kryer në mënyrë ekstraligjore, duke qenë se votimi i tyre për pushtetin vendor pranë një bashkie pranë të cilës ata nuk banojnë është i padrejtë.
? KShH vlerëson se Vendimi nr. 28 i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor nëpërmjet të cilit u vendos përsëritja e procesit zgjedhor në Bashkinë Rrogozhinë ishte i drejtë. Sipas parashikimeve të Kodit Civil dhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, institucionet e ekzekutimit të vendimit penal janë vendqëndrime e jo vendbanime të burgosurve dhe të burgosurit duhet të votojnë për organet e pushtetit vendor vetëm kur janë banorë të zonës ku vuajnë dënimin. Nga ripërsëritja e zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë, institucionet kanë informuar KShH-në se pranë IEVP Rrogozhinë, nga 89 të dënuar të akomoduar me të drejtë vote, vetëm një prej tyre është regjistruar në regjistrat e gjendjes civile të kësaj Bashkie, dhe rrjedhimisht gëzon të drejtën për të votuar specifikisht për këtë Bashki. Rrjedhimisht, pranë IEVP Rrogozhinë, nuk është ngritur një QV në respektim të nenit 62, pika 2 e Kodit Zgjedhor (që kërkon të paktën 15 zgjedhës me të drejte vote për këtë Bashki).

The "online" media have already made it a fact that an...
"My family is in danger." This is the phrase of IT expert...
"Albania Becomes" is the newest political movement led...
The Prime Minister, Edi Rama is in New York. He met there...
Supporters of the former member of the KLA, Dritan Goxhaj,...
The Beleri issue has fueled debates between Baton Haxhi an...
The candidate of "Bashke Fitomje" for the municipality...
The former prime minister, Sali Berisha, in a meeting with...
Former Prime Minister Sali Berisha has again accused b...
Former Prime Minister Sali Berisha, in a meeting with busi...
Policia e Shtetit i ka referuar Prokurorisë si ngjarje...
MP Mesila Doda has published the convictions of the el...
The Minister of Justice, Ulsi Manja, has stated that the d...
Adriatik Lapaj prezantoi zyrtarisht lëvizjen më të re ...
The Devolli Cascade may have increased power generation ca...
The Minister of the Interior, Taulant Balla, today visited...
The acute problem of the labor force is already presen...
Presidenti Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e tij në Sam...
Journalist Bledi Mane made a strong statement this eve...
Journalist Stavri Marko declared this Monday evening that ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...