Kur media bën detyrën dhe biznesi sillet si harbut
Në redaksinë e CNA, tre ditë më parë erdhi një denonci...

Reforma në arsimin e mesëm profesional ka sjellë bashkimin e tre shkollave në qytetin e Korçës. Shkolla e Ndërtimit,Teknologji Informacioni dhe Shkolla Mekanike janë bashkuar në një shkollë, e cila do të ketë profilin e shkollave teknike. Reforma synon të rritë cilësinë e arsimit profesional, duke konsideruar kërkesat e tregut dhe zhvillimin ekonomik të Rajonit.
“Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një reformë për arsimin dhe formimin profesional, një reformë e cila synon të nxisë vende pune cilësore dhe të larmishme.
Është pikërisht ministria e financës dhe ekonomisë e cila ka ndërtuar një plan organizimi të rrjetit të të gjithë ofruesve të arsimit të formimit profesional duke marrë në konsideratë përputhjen e kërkesës me ofertën në të gjithë rajonin. Ka nisur plani i optimizimit, ne sot do të flasim se si është qasur ky plan në qarkun e Korçës, për rajonin e Korçës”, tha Anxhela Taho, drejtoreshë e shkollës teknike.
Reformimi i arsimit profesional po zbatohet veç qarkut të Korçës edhe në qarqet e Elbasanit dhe Durrësit.
“Ky plan është bazuar në një analizë shumë të rëndësishme të kërkesës dhe ofertës që ka nga njëra anë arsimi profesional dhe nga ana tjetër zhvillimi ekonomik i rajonit të Korçës, dhe kërkesat e biznesit në këtë rajon. Është një pikë e përmendur edhe në strategjinë e aftësive dhe punësimit të vitit 2019-2021, që lidhet me bashkimin e shkollave e të gjithë ofruesve të arsimit profesional. Ka nisur ky proces në tre qarqe të vendit, në Elbasan, në Durrës dhe së fundmi është përmbyllur në Korçë.
Do të vazhdojë edhe për vitin shkollor 2023-2024 në të gjithë vendin. Ky nuk është një proces që lidhet me rënien e numrit të nxënësve, absolutisht jo, nëse do të flasim për shifrat, në shkollat të cilat sot janë në një menaxhim të vetëm, shkolla e ndërtimit, shkolla e mesme profesionale Fan Noli dhe shkolla e mesme Demir Progri të cilat kanë kaluar sipas optimizimit në shkollën teknike profesionale Korçë, në vitin 2022-2023 ka patur të regjistruar rreth 131 nxënës ndërsa këtë vit kemi një rritje jo shumë të lartë, por shkon në 140 nxënës të regjistruar në këto shkolla profesionale, të cilat tashmë ndodhen në një drejtori të vetme në shkollën teknike.
Nuk ka rënie në të tre shkollat që unë përmenda, ka një rritje të vogël. Po theksoj që nuk është arsyeja e uljes së numrit të nxënësve. E para e theksova pikën e strategjisë kombëtare të aftësisë dhe theksova rëndësinë që ka arsimi dhe formimi profesional për qeverinë. Plani i optimizimit patjetër është i mbështetur në një analizë të kontekstit ekonomik në rajonin e Korçës. Ne duam të vijmë në treg për të parë se cilat janë mundësitë për të cilat në mund të përmirësohemi edhe më tej në mënyrë që të plotësojmë sa më mirë dhe në mënyrë cilësore kërkesat e tregut. Do të kemi vetëm një staf, burime njerëzore të bashkuara, kabinete të cilat mund të përdoren për profile të ngjashme me njëri tjetrin dhe kurrikulat do të vazhdojnë të jenë ato të miratuara, dhe të përmirësohen vit pas viti.
Është një sfidë me të cilën duhet të merret shkolla profesionale teknike, ndoshta për shkak të vetë drejtimeve që ofrojnë këto shkolla si ish shkolla e ndërtimit tashmë dhe shkolla mekanike “Demir Progri”, sepse nëse do të flasim për TIK-un kemi vajza, kjo lidhet më tepër me profilin e ofertës që ka patur dhe kanë aktualisht këto shkolla, duke parë atë që shpesh disa profesione në vendin tonë shihen si profesione vetëm me një gjini, pra i përkasin vetëm një gjinie.
Besoj se ju jeni në dijeni të bashkëpunimit të vazhdueshëm që kanë të gjithë ofruesit e arsimit dhe formimit profesional me bizneset, pra biznesi në këto shkolla apo qendrat e formimit profesional janë aktorët më të rendësishëm, pra aktorë të cilët ndihmojnë në ecurinë e të gjithë procesit mësimor. Ne synojmë të ofrojmë cilësi, për ti ndihmuar ata por edhe nxënësit për të njohur risitë e çdo profili që lidhen me shkollën teknike profesionale”, u shpreh Anxhela Taho , drejtoreshë e shkollës teknike./ CNA
Në redaksinë e CNA, tre ditë më parë erdhi një denonci...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, në nisje të seancës pa...
Sot GJKKO do të japë vendimin për të akuzarit për afer...
Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbë...
Journalist Blendi Fevziu appeared like never before in...
From the testimony of the repentant justice, Artan ali...
Former member of parliament Muslim Murrizi responded w...
In Albania, the health system continues to face problems e...
The sixth Western Balkans Digital Summit (SDBP), organized...
The Embassy of Great Britain in Tirana has reacted on ...
The Council of Ministers in the meeting organized this...
The Council of Ministers in the meeting organized this...
Entrepreneur Gjegj Luca has hired a blind woman in his...
The US Embassy in Tirana has issued a response regarding t...
The former mayor of Puka, Gjon Gjonaj, has been appoin...
Cardiac surgeon Edvin Prifti is ranked second in the l...
A 43-year-old man in Kruja was arrested by the police ...
A car accident happened this Wednesday on the Fushë Krujë-...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-zëvendësministrin e S...
The session in the Assembly for Kosovo will be held on...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details from the operation being carried out in Fier t...
The 17-year-old, who was seriously injured yesterday after...
RENEA is headed towards Roskovec after the murder that occ...
A serious incident occurred in Fier where citizen RB, 35 y...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...