web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ramën e acaron çdo gjë”/ Korreshi: Nuk e ka më mbështetjen e ndërkombëtarëve

2026-03-16 09:18:00, Aktualitet CNA

“Ramën e acaron çdo gjë”/ Korreshi: Nuk e ka

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha sot se kryeministri Edi Rama së fundmi "acarohet nga çdo gjë" pasi sipas tij ka humbur mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Në një lidhje live me Syri Tv, Korreshi u shpreh se kjo u pa edhe në një deklaratë të bërë para dy ditësh nga Rama, ku tha se janë tre vende të BE-së që mund të sjellin probleme për integrimin e vendit. Sipas deputetit ndër këto vende është dhe Gjermania.

“E para njëherë, Ramën e shikoj të shfazuar. Domethënë ka dalë nga ajo vetvete, domethënë e acaron çdo medie e pakontrolluar, domethënë mundohet si në grup parlamentar që mos të flasë njeri, ose si në parlament kur të flasë dikush nga opozita të largohet. Pra, e acaron çdo gjë. Domethënë edhe ndoshta, si më kujtohet ajo, ‘mesillën’ kur dhe zogjtë që ishin aty në pyll ndoshta sot Ramën e acarojnë. E acarojnë, për një moment shumë, sepse nuk ka më mbështetjen e atyre që kishte pikën më të fortë ndërkombëtare. Po ta shikoni dhe në deklaratë të bërë para dy ditësh, atje, ai thotë që ndoshta janë tre vende të Bashkimit Europian që s'ja mbushin ato dot vetëm mendjen, tha, njerëzve të vetë dhe për këtë arsye mund të kemi probleme në fund fare për integrimin. Dhe një ndër këto është Gjermania që realisht është ajo që solli dosjen e Haxhisë, e solli dosjen e Xibrakës, dhe tani po sjell dhe dosje të tjera që vazhdojnë, po dhe këto call center-ave, vazhdon ta mbajë fort tonin.

Pse? Sepse të gjithë krimi i organizuar që lind në Gjermani nga shqiptarët, vjen pastron para këtu në format e ndërtimit dhe pastaj rikthehen si biznesmen me lekë të pastër në Gjermani. Pra kjo e shqetëson më tepër dhe ka një deklaratë të policisë federale gjermane që ka, që në kohën e Prodës, e cila ka deklaruar që do të presin çdo marrëdhënie me policinë shqiptare, sepse ka 17 raste dekonspirimi. Pra, në thelb, këtij i ka dalë situata nga duart, po të kaluar te gazetarët pastaj, ju e keni parë arrogancën jo vetëm për Ambrozian”, shprehet Korreshi. /CNA





Lajmet e fundit nga