web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Works on Corridor VIII are progressing, here is the station in Albanian territory

2023-09-16 08:53:00, Aktualitet CNA
Works on Corridor VIII are progressing, here is the station in Albanian
Evis Berberi

Corridor VIII has been assessed as a priority project by the Ministry of Infrastructure and Energy and the Albanian Road Authority. Currently, work is being done on the construction of the Elbasan - Qafë-Thane axis, which lies on a completely new track along the Shkumbin river.

For the entire length of the road axis Elbasan - Qafë-Thane, the project idea has been completed and approved. The length of the road axis presented in the project is 30.8 km, said the Director of the Road Authority, Evis Berberi, in a special interview for "Monitor".

He explained that Phase I of the works in Corridor VIII begins at the exit of the city of Elbasan, in the village of Labinot-Fushë, and the physical realization of the works is at the rate of 42%. The progress of the works is according to the work schedule. The road route has been fully opened.

About 81% of the volumes for filling the road body along the entire segment have been completed. The construction of the works of art has been completed to the extent of 95%. The river protection works continue, which have reached 72% of physical realism.

Phase II begins near the village of Mirakë and is 3,860 km long. The project also foresees secondary roads and the connection of the surrounding areas with the main axis. Even in this lot, work has started on the construction site. For phase III and IV, the competition is expected to open within the month of September.

Mr. Berberi also explained the situation of works on the roads, Qukës-Qafë-Plloqë, the costs of Kardhiq-Delvinë and the works on Arbri Street.

How much is the inventory of the road system by category? According to INSTAT, the national road network shows a decrease in the number of kilometers, while investments are increasing?

The road axes that are managed by the Albanian Road Authority are determined by the Decision of the Council of Ministers No. 600, dated October 13, 2021 and are exactly 3606.05 km of road.

This VKM, which specified the list of road axes, as well as their coordinates, is a public document that can be easily verified by any journalist or citizen.

The rest of the Albanian road network is administered by the country's municipalities.

As far as we have been informed regarding the data, which you refer to in your question, INSTAT has reported only the axes that are managed by ARRSH and does not refer to all the axes in the Republic of Albania, which in a significant part are administered by the municipalities and according to our data, there are about 3000 kilometers of roads.

Consequently, there is no reduction in the number of kilometers of roads, but there are axes that may have been built by ARRSH and are now administered by the municipalities.

The clearest example for everyone is the Great Ring of the capital, which is being built with funding from the state budget, through contracts concluded by ARRSH, but the finished parts of this ring, from Palati me Shigjeta to the Farka area, are administered by the Municipality of Tirana, just as it will happen in the future with other segments that are currently being worked on.

On the other hand, an element that affects the inventory of roads administered by ARRSH is the construction of new roads, or the rehabilitation of existing roads, which almost all aim to be shorter than the existing roads.

Dhe për ta ilustruar këtë do t’ju jap dy shembuj: Aksi i ri Orikum-Dukat, që po ndërtohet aktualisht është 5 km më i shkurtër se sa aksi i vjetër, që kalonte në një rrugë malore dhe të vështirë, ndërsa aksi Maqellarë – Peshkopi, që sapo ka nisur nga rehabilitimi, do të shkurtohet me rreth 2.5 km.

E po kështu do të ndodhë edhe më Elbasan – Qafë-Thanë apo edhe me akse të tjera që po ndërtohen dhe rehabilitohen.

Works on Corridor VIII are progressing, here is the station in Albanian

Në çfarë faze janë punimet në Korridorin VIII?

Korridori VIII është vlerësuar si një projekt prioritar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar. Aktualisht po punohet për ndërtimin e aksit Elbasan – Qafë-Thanë, që shtrihet në një gjurmë tërësisht të re buzë lumit të Shkumbinit.

Një aks i ri, me standarde europiane, që do të shkurtojë distancat mes vendeve fqinje kufitare, do të sjellë rritje të ekonomisë dhe tregtisë, si dhe do të rrisë sigurinë rrugore.

Për të gjithë gjatësinë e aksit rrugor Elbasan – Qafë-Thanë ka mbaruar dhe është miratuar projektidea. Gjatësia e aksit rrugor të paraqitur në projektide është 30.8 km.

Faza I nis në dalje të qytetit të Elbasanit, në Fshatin Labinot-Fushë dhe realizimi fizik i punimeve është në masën 42%.

Ecuria e punimeve është sipas grafikut të punimeve. Është hapur plotësisht traseja e rrugës. Janë realizuar rreth 81% e volumeve për mbushjen e trupit të rrugës përgjatë gjithë segmentit.

Ka përfunduar ndërtimi i veprave të artit në masën 95%. Vazhdojnë punimet për mbrojtjen lumore, të cilat kanë arritur masën 72% të realizimit fizik.

Faza II fillon në afërsi të fshatit Mirakë dhe ka gjatësi 3,860 km. Në projekt parashikohen edhe rrugët dytësore dhe lidhja e zonave përreth me aksin kryesor. Edhe në këtë lot ka nisur puna në kantier.

Për fazën III dhe IV pritet të hapet gara brenda muajit shtator.

Works on Corridor VIII are progressing, here is the station in Albanian

A mund të na thoni segmentet, kostot dhe periudhën e përfundimit për pjesën shqiptare të Korridorit VIII?

Projekti për ndërtimin e aksit Elbasan – Qafë-Thanë ndahet në katër faza, ku janë parashikuar të ndërtohen vepra arti të vogla dhe të mëdha si: katër nënkalime, tre bypass-e, një urë automobilistike dhe një kryqëzim në nivel.

Projekti i ri, i cili plotëson të gjitha parametrat e një rruge me standarde dhe siguri të lartë, fillon në dalje të qytetit të Elbasanit, në Fshatin Labinot-Fushë, ndërsa përfundon në km 44 në afërsi të pikës doganore të Qafë-Thanës.

Faza I, me gjatësi 5.060 km, ka kosto 3 miliardë lekë dhe siç e shpjegova më lart është në ndërtim.

Faza II, me gjatësi 3.84 km, ka kosto 3 miliardë lekë dhe sapo ka filluar puna në kantier.

Për pjesën e mbetur, e cila do të ndahet në dy faza, me gjatësi totale 20.46 km dhe kosto 44.7 miliardë lekë, brenda muajit shtator do të hapet gara.

Për sa i përket vlerës totale të të gjithë projektit, sot është e pamundur ta themi pasi ka një ndryshim në projekt për sa i përket lidhjes me pikën doganore dhe për të cilën ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me palën e Maqedonisë së Veriut.

Pse vendosët ta devijoni segmentin e fundit të Korridorit VIII. Dhe çfarë përparësish ka në krahasim me alternativat e tjera?

Works on Corridor VIII are progressing, here is the station in Albanian

Pikërisht kjo është pika ku ne po bashkëpunojmë dhe po koordinojmë me homologët maqedonas. Korridori VIII është një aks rrugor ndërkombëtar dhe si i tillë duhet realizuar në bashkëpunim me shtetin fqinj.

Gjatë takimeve të vazhdueshme të nivelit teknik mes palëve, është konkluduar që pika e takimit do jetë pika e re doganore, pranë fshatit Rajcë Skënderbeg, pasi vetëm kështu do të mund të shkurtojmë më shumë kohën e udhëtimit me 20 km, gjë që sjell uljen e kostove të udhëtimit, si dhe do të bëjë lidhjen mes dy porteve, përkatësisht portin e thatë të Strugës me portin e ri të Durrësit.

Works on Corridor VIII are progressing, here is the station in Albanian

Inxhinierë të infrastrukturës rrugore ngritën shqetësimin se devijimi nga Ura e Bushtricës në kufi me Maqedoninë e Veriut rrit kostot dhe kalon në lartësi rreth 900 metër, duke e bërë të vështirë mirëmbajtjen. A qëndron ky shqetësim?

Në lidhje me segmentin rrugor Ura e Bushtricës–Pika e re Doganore, ne jemi ende në fazën e zgjedhjes së konsulentit për realizimin e projektit për këtë segment, ndaj për momentin nuk mund të them më shumë detaje.

Për të pasur një ide më të qartë për çfarë po flasim dua të sjell në vëmendje se kuota e liqenit të Pogradecit është rreth 700 m mbi nivelin e detit, ndërsa kuota e Pikës Doganore ekzistuese të Qafë-Thanës është mbi 1000 m mbi nivelin e detit.

Pala maqedonase ka kërkuar që tuneli në anën e tyre të fillojë rreth kuotës 900 m mbi nivelin e detit, pasi terreni e lejon dhe ul gjatësinë e tunelit. Kuota e hyrjes së tunelit nga territori shqiptar pritet të jetë nën kuotën 900 m.

Pika dalëse në Maqedoninë e Veriut e Korridorit VIII do të jetë ura e Bushtricës në Përrenjas, për të shmangur lartësinë që krijon dalja në Qafë-Thanë, pasi relievi është më i butë, pa kthesa, nën kuotën 900 m, pikë kjo që sjell lehtësi për mirëmbajtjen dimërore.

Gjithsesi pasi të kemi zgjedhur konsulentin dhe të kemi përfunduar dhe miratuar projektin, do të kemi mundësi të jemi më të saktë edhe për këtë çështje.

Ne sigurisht që do të synojmë një zgjidhje që nuk rrit kostot dhe që nuk krijon vështirësi, as për përdoruesit e rrugës dhe as për kompanitë e mirëmbajtjes.

Works on Corridor VIII are progressing, here is the station in Albanian

A do ta zhvendosni edhe hekurudhën dhe linjën e transmetimit të energjisë përgjatë aksit të fundit të Korridorit VIII?

Siç dihet tashmë, Komuniteti i Transportit të BE-së ka dhënë miratimin në mbledhjen e fundit të përfshirjes së Korridorit 8 në Rrjetin kryesor Ndëreuropian të Transportit TEN-T, duke u kthyer në një arterie me rëndësi gjeostrategjike ku përfshihet jo vetëm infrastruktura, por edhe portet detare, lumore, aeroportet, portet multi-modale, rrugët dhe hekurudhat.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në të gjitha projektet, të cilat implementon në vend, ndjek dhe respekton me rigorozitet bashkëpunimin institucional, kështu si gjatë fazës së projektimit, edhe gjatë fazës së ndërtimit, ARRSH-ja ka bashkëpunuar dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me Hekurudhën Shqiptare, për rakordimin e të gjitha problemeve teknike.

Pala maqedonase i ka kontraktuar punimet në Korridorin 8 në territorin e saj.

A keni objektiva të përbashkëta për ta përfunduar njëkohësisht këtë projekt të madh?

Siç e thashë dhe më lart, ne jemi duke koordinuar me palën maqedonase për të arritur në një zgjidhje sa më të mirë dhe sa më efektive për të dyja palët.

Nga ana e Maqedonisë së Veriut na është bërë e ditur se brenda vitit 2027 do të përfundojnë projektin, por pa përfshirë segmentin e ri lidhës, si dhe tunelin.

Edhe ne gjithashtu kemi bërë parashikimet tona të zbatimit të projektit për të arritur në pikën doganore pa përfshirë tunelin.

Works on Corridor VIII are progressing, here is the station in Albanian

Ministria e Transportit, në vitin 2009, nxori një kosto rreth 27 milionë euro për 39 kilometër për ndërtimin e aksit Kardhiq-Delvinë, por deri më tani, qeveria ka paguar rreth 160 milionë euro.

A mund të na rendisni disa nga arsyet pse u rritën kostot? Kur do të përfundojnë punimet dhe sa do të jetë kostoja finale?

Kostot për ndërtimin e Rrugës Kardhiq-Delvinë nuk kanë pasur asnjë rritje. Informacioni që ju keni, duke ju referuar vitit 2009, nga Ministria e Transporteve bënte fjalë për tre kontratat e para, nga të cilat dy shtrihen nga ana e Delvinës dhe një nga ana e Kardhiqit me gjatësi totale prej 16.529 km në terren fushor.

Këto kontrata kanë kosto prej 1.731.806.954 lekë me TVSH.

Ndërsa nga viti 2018 janë lidhur edhe 7 kontrata, me gjatësi 22.188 km, me vlerë totale 14.011.416.977 lekë me TVSH.

Të gjitha këto kontrata janë ndryshe nga kontratat e tjera, pasi janë në një terren të thyer malor, ku kuptohet qartë se ndërtimi i një kilometër rrugë në këto kushte nuk është njëlloj si një kilometër në rrugë fushore (përfshirë këtu edhe ndërtimin e tunelit të Skërficës me një gjatësi prej 3 km).

Dua të theksoj se një nga këto kontrata përfshinte punime të sinjalistikës dhe të sigurisë rrugore në të gjithë aksin Kardhiq-Delvinë prej 38.717 km, të cilat nuk ishin përfshirë në tre kontratat e para të tenderuara në vitin 2009.

Ndërsa një kontratë tjetër e tenderuar në vitin 2022 përfshin të gjithë elementet e mbrojtjes së skarpatave (punime speciale) për faktin se katër nga këto kontrata shtrihen në terren të thyer malor me skarpata që janë mbi 40 m lartësi.

Punimet për 7 Lotet e projektit Kardhiq-Delvinë kanë përfunduar dhe tashmë rruga është e aksesueshme për të gjithë.

Aktualisht po punohet vetëm në lotin 8, që ka të bëjë me mbrojtjen e skarpateve dhe rivitalizimin e tyre, duke i mbjellë me pemë dhe bimë të zonës. Këto punime priten të përfundojnë brenda vitit.

Sa për qind të punimeve kanë përfunduar për aksin Qukës-Qafë Plloçë?

Projekti Qukës – Qafë-Plloçë është pjesë e Korridorit VIII Pan-Europian. Ky është një projekt që ka ndeshur në problematikën e financimit për shkak të projektimit jo të saktë në vitin 2009, ku nuk ishin parashikuar të gjitha problematikat dhe vështirësitë gjeologjike.

Gjatësia totale është rreth 43.3 km, i ndarë në 3 lote prej të cilëve 2 janë mundësuar përmes financimit të Bankës Islamike për Zhvillim për Lotet 1 dhe 2 (km 2.9–km 33.8), dhe Fondit Saudit për Zhvillim për Lotin 3 (km 33.8 – km 40.5) dhe Qeverisë Shqiptare për Lotin 0 (km 0.0 – km 2.9).

Ky projekt përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit VIII nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e Juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me qytetin e Korçës, pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe më tej.

Po ashtu, rruga lehtëson trafikun, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, si dhe shkurton kohën për transportin e mallrave nga Porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Me lidhjen e kontratave të reja, puna ka avancuar me ritme të shpejta, ndërkohë që seksione të veçanta nën trafikun lokal do të jenë të shfrytëzueshme edhe më parë. Tashmë realizimi fizik i ndarë në seksione ka arritur në:

Seksioni 1 (km 2.9 – km 18): 78%

Seksioni 2 (km 18 – km 33.8): 76%

Seksioni 3 janë realizuar:  37%.

Works on Corridor VIII are progressing, here is the station in Albanian

Kur përfundojnë punimet dhe sa do të jetë kosto finale?

Punimet në Seksion 1 dhe 2 vlerësohet të përfundojnë brenda 31 Dhjetor 2024.

Punimet në Seksion 3 janë parashikuar të përfundojnë deri më 31 Korrik 2025.

A do të zbatohen afatet e reja të kontratës për Rrugën e Arbrit?

Ashtu siç e kemi theksuar edhe më parë, problematika në Rrugën e Arbrit lidhet me gjeologjinë e vështirë që është ndeshur në zonë dhe kryesisht me tunelin e Murrizit.

Aktualisht po punohet në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të kushteve gjeologjike dhe të formacionit gjeologjik, punimet po kryhen me kujdes. Koncesionari vlerëson se me këtë progres, koha shtesë për ndërtimit e tunelit do të arrihet.

Ndërkohë që punimet për veprat e tjera të artit, ura dhe tunele kanë përfunduar dhe vijon puna për sistemimin e skarpatave në disa pjesë të rrugës si dhe hedhjen e shtesës së fundit të asfaltit.

Pse ARRSH tenderoi veçmas ndërtimin e skarpateve me vlerë të përafërt 10 milionë euro, në një kohë që këto investime janë detyrime të koncesionarit?

Punimet në skarpata u tenderuan nga ARRSH, si punime të nisura me herët nga ish-DPRR në vitet 2009-2013. Punimet e tenderuara nuk ishin parashikuar në Kontratën Koncesionare/PPP “Rruga e Arbrit”.

Për punimet e bëra në skarpata më herët nga ARRSH, kontrata PPP parashikonte përmirësim, plotësim (pastrim kanalesh, ankera dhe vendosje rrjetë teli për mbrojtjen e tyre).

Nisur nga deformimet dhe çarjet e thella të evidentuara në raportin gjeologjik dhe një investigimi të hollësishëm nga një grup ndërinstitucional, skarpatat ishin të paqëndrueshme dhe në ekuilibër kritik. Mbrojtja e skarpateve do të sillte siguri gjatë kalimit të mjeteve.

Përveç punimeve për mbrojtjen e skarpateve do të bëhet edhe rivitalizimi i tyre, duke shtuar gjelbërimin me mbjelljen e pemëve dhe bimëve që rriten në të zonat përreth.

Does the Ministry have a special evaluation report regarding the quality of the works, if they were made in accordance with the standard of a category C road.

Yes, definitely, it is the independent engineer who prepares periodic reports on the physical progress and quality of the construction or on the respect of the standard of the object according to the approved project.

Does the extension of the contract have implications for additional financing, starting from the issue of tunnel works?

No, there is no additional cost in financial value. The costs are covered by the Concessionaire Company. The value of the contract is the value approved with the 2018 VKM./ Monitor magazine 





Lajmet e fundit nga