Businessman Artur Shehu breaks his silence: I am a long-time land owner in Zvërnec, I don't know the investors at all
Albanian businessman Artur Shehu spoke on the Opinion show...
Albanian businessman Artur Shehu spoke on the Opinion show...

Booking.com, është faqe ndërkombëtare nga e cila qytetarët nga e gjithë bota, mund të marrin informacione për destinacione turistike, udhëtimet, hotelet, të rezervojnë pa pagesë, por edhe të lënë përshtypjet mbi shërbimet e marra në vendet e frekuentuara.
Në bazë të kësaj, qytetarët që bëjnë rezervime, marrën shërbime nga booking.com, u bëjnë vlerësimet e shërbimeve që marrin në raport me çmimin, pastërtinë, ushqimin, e shumë spektre të tjera.
Prej ditësh ka filluar një aksion i IKMT-së te ?Prestige Resort?, i Irfan Hysenbelliut, për prishjen e pishinave, ndërtuar pa leje duke paptuar pronën publike.
Një nga pretendimet kryesore të Irfanit, por dhe njerëzve të tij, është se po shkatërrohet Imazhi i Shqipërisë për shkak të turistëve të huaj, do anuloheshin flutime, chartera e etj, a thua se po bëheshe name dhe në Shqipëri ishte vetëm Prestige Resort.


Madje, media e Irfanit, tre ditë pas asksionit të IKMT-së, nxorri lajmin se dy avionë charter me turistë të cilin vinin nga Polonia dhe Çekia njoftuan anulimin e fluturimeve të parashikuara në ditët e para të shtatorit.
Këto, fluturime do të sillnin në vendin tonë 350 turistë të huaj (gjysma e tyre kishin pronotuar në hotelin ?Prestige Resort?), sipas medias së Irfanit, por për shkak të pamjeve të publikuara në mediat e huaja gjatë shembjeve te Prestige Resort ata kanë ndryshuar planin e tyre.
Në fakt, nëse do flisnim për imazhin e Shqipërisë, cilësinë e shërbime dhe kush e ka shkatërruar, nuk po komentojmë më gjatë, por mjafton t?i referohemi Booking.com, dhe se çfarë thonë vetë turistët.
Në Booking.com, për Prestige Resort & Aquapark, të Irfan Hysenbelliut, janë mbi 700 reviw nga turistët, shumica prej të cilëve duket se kanë patur një eksperiencë negative.
Nga pastërtia, te zhurmat, pishina, ushqimi, parikimi dhe sjellja e personelit, duket se turistët e huaj kanë mjaft rezerva për Prestige Resort & Aquapark, të Irfan Hysenbelliut.
Por le ti marrim më radhë se çfarë thonë ata në Booking.com.
Si e komentojnë turistët e huaj cilësinë e ushqimit:
Si e komentojnë turistët e huaj cilësinë e ushqimit dhe cmimet:
Nuk më pëlqen: Kafeja gjatë mëngjesit nuk është e mirë, gjysma e kohës mungon qumështi, shumë plehra të krijuara për shkak të gotave plastike në vend të kupave të vërteta.
Në darkë kërkuam një koktej dhe kamarieri tha se nuk bëjnë kokteje. Stafi duhet të trajnohet më shumë në shërbimin ndaj klientit.
Unë e vizitova hotelin në mars. Mëngjesi ishte i varfër dhe nuk kishte shumë opsione ushqimi që kishin përfshirë në çmimin e dhomës.
Një gjë që nuk më pëlqeu shumë ishte cilësia dhe opsionet për mëngjes. Për një resort si ky, prisja diçka ndryshe dhe më të mirë se një hotel me 3 yje.
Nuk më pëlqeu mëngjesi. Nuk e dija se çfarë po haja. Asnjë nga mëngjeset nuk kishte etiketa, asnjë opsion për vegjetarianët apo veganët. Unë nuk ha mish derri, kështu që shumicën e mishrave nuk i kam prekur, siç thashë pa etiketa.
Mëngjesi ishte gjithashtu i cilësisë së dobët dhe shumë elementar. Mëngjesi nuk plotësonte standardin e hotelit dhe as pritshmërinë e pesë starteve.
Arsyeja pse po e them këtë është se kam qenë në shumë hotele me pesë yje me mëngjes me shumë opsione për mëngjesin tradicional (në varësi të vendit). Ky hotel është një hotel me 5 yje, kështu që unë do të prisja më shumë.
Çmimi është më i lartë se ai që ofron. Izolimi i zhurmës nuk ishte mjaft i mirë për një hotel kaq premium.
Si e komentojnë turistët e huaj sjelljen e stafit:
Stafi nuk ishte i dobishëm, ishin të pasjellshëm, kështu që përfunduam duke u larguar të uritur dhe shkuam diku tjetër.
Recepsionisti i trajton klientët sikur keni ardhur për bamirësi, jo për të paguar dhe përdorur një shërbim.
Kamarieri i darkës në restorant shante nëpër dhemb, porosin e sillte me inat dhe plus kësaj që kurrë në salle kur duheshe pasi rrinte në cellular.
Përgjegjshmëria e stafit teknik apo moskujdesi ndaj klientëve, të cilët nuk reaguan për tre ditë në ankesën time për një derë ballkoni e cila ishte me defekt dhe nuk mbyllej, ndaj na duhej ta linim hapur edhe gjatë gjumit të natës.
Turistët e huaj ankohen për zhurmat dhe parkimin
Hoteli na informoi se do të ketë fishekzjarre në orën 12 të mëngjesit, por fishekzjarrët janë lëshuar në orën 4 të mëngjesit, kështu që mund ta imagjinoni duke fjetur se sa të frikësuar ishim, duke pyetur se çfarë ndodhi në atë mëngjes herët.
Ky informacion duhet të jetë në booking.com dhe është mirë të bësh dasma, por jo pranë dhomave dhe fishekzjarrët nuk duhet të lejohen pas orës 23:00 . Kishte shumë fëmijë, kështu që të zgjohesh me frikë në orën 4 të mëngjesit nuk mendoj se është ide e mirë.
Muzikë me zë të lartë gjatë gjithë ditës, megjithatë zona e plazhit ishte më e qetë. Do të ishte mirë të ulni volumin të paktën një orë përpara se pishina të mbyllej.
Nga dhomat e tjera dhe nga korridoret vinte shumë zhurmë. E dëgjoja qartë bisedën në dhomën ngjitur, gjithashtu çdo hap në korridor.
Turistët e huaj kanë rezerva për higjenën
Pishina nuk u pastrua në 6 ditët që ishim atje - shumë flokë dhe rërë atje.
Një denoncim për kryeministrin Edi Rama është bërë mbr...
The Democratic Party continues to ask questions about the ...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ha...
“Ardi Veliu është paguar 30 mijë euro nga Ervis Martinaj”....
The head of the DP, Sali Berisha, has issued accusations a...
CNA.al has continuously reported how the Albanian coast ...
The discharge of waste water into the sea is specifically ...
The deputy of the Democratic Party, Isuf Çelaj, has denoun...
CNA.al has clarified other details of the Red Bull smu...
CNA.al has today discovered through official data that...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denonc...
After the tragedy in Potam of Himara, where a police o...
Four days ago, on August 18, the firm "Shëlqimi 07" was de...
The capital continues to be concreted with multi-story...
PD ka vijuar me pyetjet e përditshme për Inceneratorët Si...
It is not the first case when the facts, which from the ve...
Lefter Gështenja, është deputet i Partisë Demokratike, i f...
PD, through MP Belind Kelliçi, has asked the next question...
"Civil Cons", is the company founded in 2018, with which ...
A building almost in the yard of the Faculty of History-Ph...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
The Head of the State Police, Skënder Hita, expressed his ...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...