web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Peleshi jep detaje nga aksioni në Zhamë të Lushnjes/ “Nuk ka dëm në banesa, as në jetë njerëzish”

2023-09-06 10:36:00, Aktualitet CNA

Peleshi jep detaje nga aksioni në Zhamë të Lushnjes/ “Nuk

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se është shuar plotësisht zjarri në fshatin Zhamë të Lushnjes.

Falë përkushtimit të 158 trupave të emergjencave civile u arrit të shuheshin flakët.

Peleshi shkruan në rrjetet sociale se nuk ka asnjë dëm në banesa apo jetë njerëzish.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm është arritur të vihet në kontroll të plotë situata në fshatin Zhamë, të Lushnjes. Vetëm pak minuta më parë, pas një pune intensive dhe përkushtimit të 158 trupave të emergjencave civile dhe efektivëve të FA, zjarri është shuar përfundimisht duke mos shkaktuar asnjë dëm në banesa e jetë njerëzish”, njofton ministri.

Kujtojmë se në pranga janë vënë autorët e zjarrit./ CNA

 





Lajmet e fundit nga