web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Patriarku i Serbisë, Porfiri uron Kryepiskopin Joan/ Mesazhi i Fortlumurisë së Tij

2025-03-17 16:19:00, Aktualitet CNA

Patriarku i Serbisë, Porfiri uron Kryepiskopin Joan/ Mesazhi i

Patriarku i Serbisë, Profiri ka dërguar një mesazh urimi për Kryepiskopin e ri të Kishës Orthodoke, Joanin.

Patriarku shpreh gëzimin personal, por edhe të Kishës Serbe për zgjedhjen e Imzot Joanit.

Patriarku e cilëson Imzot Joanin një pasardhës të denjë, të zgjedhur pas fjetjes së Kryepiskopit Anastas.

“Fortlumturia Juaj,

Vëllai ynë i dashur dhe bashkëmeshëtar në Krishtin.

Në emër të gjithë Kishës Orthodhokse Serbe dhe në emrin Tonë personal, Ne me gëzim shprehim urimet Tona për zgjedhjen Tuaj si Kryepiskop i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Me anë të vullnetit të Shpirtit të Tërëshenjtë dhe Jetëdhënës dhe të Hierarkëve shumë Perëndidashës, plotësia e gjithë Kishës së Krishtit - Trupit të Tij të pandarë - dhe mbi të gjitha, kleri i shenjtë dhe besimtarët e devotshëm të motrës sonë, Kishës së Shqipërisë, gëzohemi sot, duke përlëvduar Trininë e Tërëshenjtë, pasi njohu në Fortlumturinë Tuaj një pasardhës të denjë pas fjetjes së Kryepiskopit të urtë në Zotin, Anastas, i përjetshëm kujtimi, dhe zgjodhi Shenjtërinë Tuaj si Primatin e ri.

Nuk kemi asnjë dyshim se Ju, duke pasur si shembull Krishtin Kryeprift, dhe i thirrur në këtë hir madhështor, do të investoni përpjekjet Tuaja të çmuara në shpalljen e së vërtetës së përjetshme të Ungjillit të Logos në grigjën Tuaj shpirtërore nga Froni që Ju besua, ndërkohë që edhe do të luftoni, së bashku me Primatët e tjerë, të "ruani unitetin e Frymës me anë të lidhjes së paqes” (4:3).

Fortlumturia Juaj, mirënjohës Zotit për zgjedhjen tuaj, Ne mbetemi ndërmjetësuesi juaj përpara Fronit të Mbretit të Lavdisë, së bashku me Hierarkët, klerin dhe popullin besnik të Kishës së Shën Savës”,-uron Patriarku./CNA 

 

 





Lajmet e fundit nga