The testimony becomes clear/ How the "realtor" driver of the Ministry of Justice "extorted" large sums for a legalization
Three thousand euros to legalize the properties. This was ...

Nesër në orën 14:00 Gjykata e Apelit pritet të zhvillojë seancën gjyqësore për deputetin Ervin Salianji për dosjen “Babale”.
Afrimi i datës së gjyqit ka vënë në lëvizje “Babalen”, i cili po përpiqet të gjejë shpëtim duke u fshehur pas mandatit të deputetit dhe mbrojtjes politike të Berishës.
Në seancën e nesërme nëse Gjykata e Apelit vendos të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, atëherë Ervin Salianji do të duhet të lërë mandatin e deputetit dhe të shkojë në burg.
Dhe me sa duket është kjo arsyeja pse tashmë “Babalja” është vënë në lëvizje dhe nga njëra anë përplaset me mazhorancën, e nga ana tjetër kërkon shpëtim tek Sali Berisha.
Prej disa ditësh është bërë shumë më shumë aktiv në sallën e parlamentit me diskutime, replika e batuta, në komisione parlamentare, por edhe duke mbajtur qëndrime në rrjetet e tij sociale.
“Babalja” i gjendur në hall, nuk po di nga t’ia mbajë, nuk po di në cilin prehër të ulet e të kërkojë shpëtimin në atë të Bashës ku ishte ulur dikur, apo të Berishës.
Por, Sali Berisha nuk mund të jetë “streha e fundit e maskarenjve”.
Sepse kur Basha kishte pushtet, Salianji “babalja” i PD-së, mbante anën e tij dhe mbështeti publikisht vendimin e tij për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.
Për më tepër ai theksonte se “Ky vendim i marrë, është për t’i dhënë mundësi PD-së që të vijë në pushtet, interesit të demokratëve. Mos partneriteti me SHBA-të e penalizon atë. Deklaratat e ambasadores janë optimiste për Partinë Demokratike”.
Në tetor 2021, kur Berisha kishte nisur levizjet e tij, “Foltoren” me demokratët, Salianji deklaronte në një studio televizive se nuk do t’i bashkohej “Foltores” në Korçë, edhe po të kishte një ftesë.
“Nëse do kisha ftesë për të qenë në një aktivitet politik, në këtë situatë nuk do të isha. PD fiton vetëm duke qenë partnere me SHBA, kurrsesi të dalim ndesh me qëndrimet e Shteteve të Bashkuara.”-deklaronte Salianji në atë kohë.
Vimë më pas në protestën e 8 Janarit 2022. Ervin Salianji ishte brenda godinës së PD. Ishte ai që u fotografua me shkop në dorë, dhe që dyshohet se ka dhunuar demokratët para selisë së PD.
Edhe në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, Ervin Salianji deklaronte se grupi i Bashës do fitonte gjashtë bashkitë.
“Ne do të dalim të parët, do të fitojmë 6 bashkitë. Partia Demokratike do të fitojë 6 bashkitë në të cilat është në garë. Partia Demokratike ka marrë aq vota sa me gjithë represionin, me gjithë blerjen, me gjithë masakrën zgjedhore, diferenca është shumë më pak se sa votat e pavlefshme se sa mandatet e atyre që janë non grata”, deklaroi Salianji në atë kohë.
Pas 6 Marsit, ku grupi i Bashës humbi në mënyrë të turpshme, ku jo vetëm që nuk morën asnjë bashki, por u katandisën forcë e tretë politike, Ervin Salianji “kapërcen ylberin”.
Del kundër Bashës, dhe i kërkon këtij të fundit të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së. Edhe pse në fakt ishte shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021, të cilin nuk e njihte Salianji &Co.
Por, pasi doli kundër Bashës, “Babale” tashmë duket se ka ngrënë “turpin me bukë”, dhe po kërkon strehim tek Berisha.
Pra, Ervin Salianji është hedhur në “prehrin” e Berishës, edhe pse vetë e deklaronte se “cënon partneritetin me SHBA”.
Por, pse Salianji po kërkon “strehim” tek Berisha?
Ervin Salianji i gjendur në panik nga vendimi i Gjykatës, në lidhje me çështjen “Babale”, tashmë po kërkon strehim tek Berisha. “Babale” po kërkon ndihmën e Berishës, me shpresën se do të mund t’i shpëtojë burgut.
Për ti dhënë dorën, vetë Berisha doli në një konferencë për mediat, ku mori nën “sqetull” Ervin Salianjin. Ndërsa më pas “Babalja” i Berishës, Flamur Noka mblodhi deputetët dhe u paraqit në seancë për t’i bërë presion gjykatës, duke marrë në mbrojtje kështu Ervin Salianjin.
“Bëmat” e Ervin Salianjit
Përtej bëmave dhe gjëmave të tjera, ka dy ngjarje, dy skandale, ku del emri i Ervin Salianjit.
Së pari, kujtojmë këtu video-skandalin erotik në parlament, ku Ervin Salianji u kap duke shkëmbyer mesazhe perverse nga salla e Kuvendit, me një person të quajtur G.D., por që më pas në media u identifikua si Grida Duma.
Më pas një tjetër skandal, çështja “Babale”, sërish del emri i Ervin Salianjit.
Në vitin 2018, Partia Demokratike filloi një aksion denoncimesh të njëpasnjëshme në drejtim të ministrit të Brendshëm, në atë kohë, Fatmir Xhafaj.
Një aksion që në fillim u duk i mirëorganizuar. PD solli me fakte dhe dokumente, provat që tregonin se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.
Por, “zjarri” i ndezur u fik, kur në skenë doli “Babalja”, apo i ashtuquajturi “Dëshmitari X”. PD publikoi një audio-përgjim, sipas të cilit pretendohej se Agron Xhafaj drejtonte trafikun e lëndëve narkotike.
Në audio-përgjim shfaqej shtetasi Albert Veliu, apo i ashtuquajturi “Babale”, i cili pretendohej se shfaqej në një bisedë me Agron Xhafaj, duke bërë pazare droge.
Ervin Salianji “rrihte gjoksin” në korridoret e PD-së, se ishte ai që siguroi audio-përgjimin. Por, që më pas u tregua se gjithçka ishte një inskenim.
In December 2019, Ervin Salianji was sentenced to one year in prison by the Court of Tirana. Salianji is accused of false reporting.
According to the court, he created evidence to implicate the brother of the former Minister of the Interior, Fatmir Xhafaj, in a case of drug trafficking in Vlora. /CNA.al
Three thousand euros to legalize the properties. This was ...
The American Embassy in Tirana has an invitation for high ...
After the cyberattack on online public services and govern...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ha...
The weekend has turned into a 'nightmare' for drivers ...
Today, President Ilir Meta addressed a letter to Prime Min...
The website of the National Agency of the Information ...
Airlines around the world have canceled more than 25,0...
Top Channel television has caused dissatisfaction with...
The decrease in the number of heads in livestock is pu...
Immigrants returning to Albania are encountering signi...
The President of the European Council, Charles Michel,...
President Ilir Meta reacted after the vote in favor of...
CNA.al reported a day ago details about the lobbying done...
The EU Enlargement Commissioner, Oliver Varhelyi, reacted ...
Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri me 24 kor...
PD MP Belind Kelliçi has denounced that the Rama Gover...
Today, President Ilir Meta addressed a letter to the state...
The target of the terrorist cell, which was planning a...
The police have published drone footage, which clearly...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...