web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërtimi i rrjetit të shpërndarjes së gazit në Shqipëri/ Presidenti i Azerbajxhanit zbulon detajin

2023-07-07 10:37:00, Aktualitet CNA

Ndërtimi i rrjetit të shpërndarjes së gazit në

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në një konferencë për shtyp së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, nënvizoi se është përzgjedhur projekt piloti për ndërtimin e rrjetit të gazifikimit në Shqipëri.

Aliyev u shpreh se gjithçka po shkon sipas planifikimit dhe në fund të vitit do të ketë një studim fizibiliteti.

Më pas deklaroi se do të jetë gati për të nisur puna për ndërtimin e këtij projekti.

Siguria e energjisë jepet nëpërmjet korridoreve të gazit. Volumi dhe tregtimi i gazit po rriten dhe prodhimi dhe dërgimi i gazit gjithashtu.

Gjithashtu një pikë tjetër diskutimi ishte projekti i gazifikimit të Shqipërisë. Është përzgjedhur një projekt pilot. Gjithçka po shkon sipas planit.

Në fund do të kemi një studim fizibiliteti dhe menjëherë do të fillojmë investimin në Shqipëri për të ndërtuar një rrjet të shpërndarjes të gazit.

Po diskutojmë si të zgjerojmë infrastrukturën tonë nga Shqipëria dhe në vendet e tjera”, tha Ilham Aliyev./ CNA





Lajmet e fundit nga