web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e studentëve përmes fotove dhe videove

2023-07-06 15:08:00, Aktualitet CNA

Protesta e studentëve përmes fotove dhe videove

Ditën e sotme qindra studentë kanë protestuar duke kundërshtuar vendimin e qeverisë, mbajtjen peng të diplomave të tyre për një periudhë 5 vjeçare duke I detyruar kështu të punojnë në vendin e tyre pas studimeve.

Ata kanë kërkuar anulimin e vendimit dhe nëse kërkesat e tyre nuk potësohen do të ketë përshkallëzim të protestës deri në bojkot të vitit akademik.

Thirrjet dhe mesazhet e tyre përmes brohoritjeve dhe pankartave të tyre kanë qënë të qarta ku kundërshtoijnë kategorikisht vendimin e qeverisë të marrë një ditë më parë.

Ata e kanë nisur protestën tek Fakulteti I Mjekësisë duke u zhvendosur para Kuvendit nga ku kanë bërë me dije se nuk do të largphen pa dalë deputetët nga Kuvendi.

Protestës iu bashkuan qytetarët dhe maturantët.

Ky vendim u diskutua dhe në Kuvend ku pati debate të forta mes pozitës dhe opozitës si dhe akuza të forta.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se qeveria kërkon të shpartallojë Fakultetin e Mjekësisë ndërkohë që ska munguar as replika e Kryetaruit të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i cili nuk ka kursyer as talljet me studentët duke u thënë që nëse duan të largohen jashtë vendit duhet të studiojnë jashtë vendit.

 Për më tepër shikoni galerinë me foto nga protesta e sotme./ CNA





Lajmet e fundit nga