web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti i keq/ Rama falënderon punonjësit e emergjencave, apeli për qytetarët

2023-11-04 12:30:00, Aktualitet CNA

Moti i keq/ Rama falënderon punonjësit e emergjencave, apeli për

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjithë ekipet e emergjencave, të cilët prej dy ditësh janë në terren për shkak të motit të keq dhe përmbytjeve. 

Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se qytetarët duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës. 

"Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave. Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin", u shpreh kryeministri./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga