web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpëtohen 23 turistët e bllokuar në Kanionin e Langaricës

2023-11-04 08:34:00, Aktualitet CNA

Shpëtohen 23 turistët e bllokuar në Kanionin e Langaricës

23 turistë kanë ngelur të bllokuar në Kanionin e Langaricës në Përmet, pasi lumi ka dalë nga shtrati  si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë ka shkaktuar gjatë natës.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve  dhe të mjeteve  në parkun e përmbytur. 

Gjatë operacionit të shpëtimit, i cili zgjati 2 orë, nuk pati persona të lënduar. 

Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit./CNA

 





Lajmet e fundit nga