web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miratohet ndryshimi në VKM/ Profesioni i fizioterapistit tashmë mund të ushtrohet edhe nga të diplomuarit e sporteve

2026-03-13 09:53:00, Aktualitet CNA

Miratohet ndryshimi në VKM/ Profesioni i fizioterapistit tashmë mund

Sipas vendimit të Këshilli të Ministrave, tashmë profesioni i fizioterapistit mund të ushtrohet edhe nga studentët që diplomohen në programin “Shkenca Rehabilitimi”.

Pas miratimit të ndryshimit të VKM-së, këto diploma njihet zyrtarisht si kualifikim për ushtrimin e profesionit të fizioterapistit, duke u dhënë mundësi të diplomuarve të regjistrohen dhe të punojnë ligjërisht në profesion.

“Ne kemi pasur një diskutim shumë të gjatë, me ditë të tëra, me rektorin dhe me dekanin, me Urdhrin e i Infermierit i Shqipërisë, i cili është një hallkë shumë e rëndësishme, siç e dini, si edhe me Ministrinë e Shëndetësisë. Pas shumë diskutimeve dhe shkresave, dhe pasi rishikuam ligjin, gjetëm mënyrën për ta zgjidhur këtë çështje. Vij sot me shumë kënaqësi, sepse në mbledhjen e javës së kaluar, më 6 mars, qeveria miratoi ndryshimet e nevojshme në VKM për profesionet e rregulluara, duke përfshirë qartësisht për profesionin e fizioterapistit edhe të diplomuarit në Shkencat e Rehabilitimit që lëshohet nga ky universitet. Më vjen mirë që vijmë me këtë konkluzion dhe me këtë lajm të shumëpritur nga ju, duke ju dhënë mundësinë edhe brezave që janë diplomuar, edhe ju që jeni në proces diplomimi”,-bëri me dije ministrja Kumbaro.

Në Fakultetin e Shkencave të Rehabilitimit, në tre vitet e fundit akademike janë diplomuar 72 studentë, ndërsa në vitin akademik 2025–2026 janë aktualisht në proces studimi 256 studentë./CNA





Lajmet e fundit nga