web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mërtiri, teatër/ “Jam drejtor i kompanisë por nuk e di a ka paguar fatura”

2023-12-18 23:01:00, Aktualitet CNA
Mërtiri, teatër/ “Jam drejtor i kompanisë por nuk e di a ka
Mirel Mërtiri

Mirel Mërtiri, truri i inceneratorëve në daljen e tij të parë publike po luan teatër.

Pasi prej muajsh është në shpallur kërkim ndërkombëtar nga SPAK dhe është kërkuar burg për të, për akuzat në lidhje me aferën e inceneratorëve, Mërtiri del dhe thotë se i është lutur SPAK të marrë deklaratën e tij.

I pyetur për faturat në lidhje me inertet, nga njëra anë shprehet se është drejtor i kompanisë dhe nga ana tjetër nuk e di nëse shoqëria paguan faturat.

Deklaratat e tij janë kontradiktore dhe në thelb nuk tregojnë asgjë se ku kanë përfunduar milionat e vjedhura të inceneratorëve.

Biseda në emision

Mërtiri:Përsa informacion që kam i jam lutur SPAK të marrë deklaratën time. Nëse shoqëria ka marrë 70 milionë, 20-25 % duhet të jenë taksa që paguan, 15-25% paga punëtorësh, 30-35 % shpenzime dhe pjesa tjetër investim. Kjo është një rrjedhë normale si administrohet kjo shoqëri.

Abilekaj: Pamë dy komunikime që pranuat se janë të vërteta njëra për inertet e teatrit dhe tjetra për ndërtesën pas sahatit dhe thoni paguani taksat.

Mërtiri: Ka paguar taksa apo jo shoqëria. Nuk e di nëse ka paguar faturë apo jo por di që në atë shoqëri ka qenë çdo gjë transparente. Nuk ka qenë e fshehur dhe janë nëpër me e-maile dhe i ka të gjithë SPAK-u.





Lajmet e fundit nga