web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lekë paguajmë ujë s'ka/ Protesta para Bashkisë së Tiranës: Po abuzohet me taksat

2022-09-30 10:45:00, Aktualitet CNA

Lekë paguajmë ujë s'ka/ Protesta para Bashkisë së

Nisma Thurje" dhe aktivistët e saj kanë zhvilluar sot një protestë para Bashkisë Tiranë, lidhur me mungësën e ujit të pijshëm. 

Siç dihet rrjeti i ujërave të pijshëm në kryeqytet ka probleme dhe familjarët mbetet shpesh pa ujë në shtëpitë e tyre, duke rritur kështu pakënaqësinë e masës së gjërë që janë prekur nga ky problem. 

Aktivistët shprehen se miliona euro nga taksat e shqiptarëve paguhen që ky shërbim jetik të mos mungojë. 

"Shpenzohen miliona euro për të mos munguar uji i pijshëm në kryeqytet, po abuzohet me taksat tona"- shprehen ata.

Thurja pohon se Bashkia e Tiranës ka marrë mbi 120 milionë euro kredi me argumentin për t'iu ofruar qytetarëve 24 orë ujë të pijshëm.

"Ndërkohë që qytetarët e Tiranës mbushin ujë ose në Dajt ose blejnë atë, vetë bashkia blen ujë të ambalazhuar për punonjësit e saj."/CNA.al





Lajmet e fundit nga