Bitter news/ The councilor in the Municipality of Tirana lost her life prematurely
The councilor in the Municipality of Tirana and the former...

Grupi 4iG është investitori më i madh hungarez në Shqipëri pas blerjes së kompanive ONE Telecommunications dhe ALBtelecom.
Faktet kryesore:
· 4iG Plc. ('4iG') përfundoi një marrëveshje të re për kushtet e blerjes të paketës së aksioneve të Space Communications Ltd. ('Spacecom'), e cila operon dhe zhvillon sistemet satelitore AMOS, në përputhje me miratimin paraprak të Ministrisë izraelite të Komunikimeve ('MOC').
· Me emetimin e aksioneve publike dhe private të Spacecom, grupi hungarez i kompanive të infokomunikimit mund të marrë 20% të aksioneve në kompani. Në tre vitet e ardhshme, pjesa e aksioneve mund të rritet me një shtesë prej 31%, në varësi të miratimit nga qeveria izraelite dhe aksionarët.
· Blerja globale operative e Spacecom përfaqëson një zgjerim të konsiderueshëm të ekspertizës për 4iG-në; grupi mund të bëhet ofruesi kryesor i shërbimeve në të gjitha fushat e transmetimit të të dhënave.
· Me Spacecom, projekti satelitor tregtar hungarez CarpathiaSat mund të kalojë në një fazë më të avancuar dhe kjo blerje ofron një bazë të rëndësishme njohurish për biznesin teknologjik dhe industrinë hapësinore.

4iG ra dakord për kushtet e blerjes si hap fillestar të një pakete të vogël të aksioneve të Spacecom. Në bazë të kësaj, kompania e infokomunikimit mund të blejë 20% të aksioneve të Spacecom në emetimin e aksioneve publike dhe private, në përputhje me miratimin e Ministrisë izraelite të Komunikimeve. Në tre vjet pas mbylljes së këtij transaksioni të shpallur në Bursat e Budapestit dhe Tel Avivit, 4iG mund të rrisë pjesën e saj në Spacecom me një shtesë prej 31% të aksioneve, me kusht që Ministria izraelite e Komunikimeve dhe aksionarët të bien dakord për blerjen e mëtejshme.
“Ne jemi krenarë që pas një viti e gjysmë përgatitjeje, qeveria izraelite ra dakord të fitonim pronësinë e një pakete të vogël të aksioneve të Spacecom, e cila zotëron dhe operon infrastrukturën bazë. Me këtë marrëveshje, 4iG mund të jetë sipërmarrja e parë hungareze që mbart potencialin e kalimit nga asetet e komunikimit fiks në ato hapësinore, me shërbime në shkallë të plotë dhe të ndërveprueshme në fushën e digjitalizimit dhe telekomunikacionit”. – tha Gellért Jászai, Kryetar i Grupit 4iG.
“Njohuria dhe përvoja e Spacecom mbështesin fort nisjen e satelitit të parë tregtar hungarez, e cila mund të ndodhi brenda 4-5 viteve, falë shkëmbimit të teknologjisë dhe njohurive të krijuara në lidhje me këtë bashkëpunim”. – shtoi ai.
Spacecom, e listuar në bursën e Tel Avivit, ofron shërbime satelitore të transmetimit dhe brezit të gjerë për klientët në mbarë botën, si në Hungari dhe në rajon me satelitin AMOS 3, duke përdorur orbitën gjeostacionare hungareze deri në vitin 2024. Pas kësaj date, Hungaria ka mundësinë të fitojë sërish kontrollin mbi orbitën dhe frekuencën e saj. CarpathiaSat cPlc. u krijua brenda 4iG Group për të përfituar këtë avantazh dhe sipas planeve do të lëshojë dhe operojë satelitin e parë hungarez të telekomunikacionit në orbitën gjeostacionare. Përveç kësaj, CarpathiaSat zotëron të drejtën për të funksionuar në orbitën e Hungarisë për njëzet vjet, nga viti 2024. Blerja e Spacecom ofron gjithashtu mbështetje të rëndësishme teknologjike dhe biznesi për zhvillimin e satelitit tregtar hungarez për të zëvendësuar AMOS 3.

4iG Plc me bazë në Budapest është integruesi kryesor i sistemeve IT-ë të Hungarisë me interesa të rëndësishme në tregjet vendase dhe rajonale të telekomunikacionit. Kompania ka qenë e pranishme në tregun e teknologjive inovative IT të pavarura nga industria për më shumë se 27 vjet. Kompania po zgjeron vazhdimisht shërbimet dhe portofolin e saj për të përmbushur nevojat dhe kërkesat në ndryshim të tregut të info- komunikimit. Grupi punëson më shumë se 6,000 punonjës. 4iG është një ofrues zgjidhjesh me spektër të gjerë me interesa të rëndësishme në IT, telekomunikacion, telekomunikacion satelitor dhe zhvillimin e infrastrukturës së telekomunikacionit. Kompania, e listuar në Bursën e Budapestit, synon të krijojë një pozicion dominues në treg në një gamë të gjerë shërbimesh të komunikimit të informacionit në Hungari, Evropën Qendrore Lindore dhe Ballkanin Perëndimor. www.4ig.hu/home/ CNA.al
The councilor in the Municipality of Tirana and the former...
The works for the Llogara tunnel that connects Dukat with ...
Two Armenians ended up in the handcuffs of the Greek polic...
For the murder of Jan Prenga in 2020, citizen Festim Bexhd...
The General Secretary of the Freedom Party, Tedi Blushi, h...
The former Deputy Minister of Finance, Sherefedin Shehu, h...
Me 20 prill të këtij viti, 44-vjeçari Kujtim Meta ra pre e...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dalë me një mesazh, pas ...
The State Commissioner of Elections in today's public sess...
Investigative journalist Artan Hoxha stated that there are...
Before he disappeared, Ervis Martinaj was in the company o...
Prime Minister Edi Rama has announced that the first d...
Journalist Artan Hoxha has cast strong doubts about the de...
President Bajram Begaj welcomed today in a working mee...
The court session at GJKKO, for the former MP Alqi Blako, ...
"The kidnapping thwarted by the Dutch police, the 'Ndrangh...
Ervis Martinaj, who has been registered as missing for 9 m...
The director of the National Food Authority (AKU), Jet...
The head of the DP, Sali Berisha, has published the denunc...
Today the government has signed the contract for the s...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
The Central Election Commission of Kosovo has updated the ...
The British Ambassador to Kosovo, Jonathan Hargreaves, spo...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...