Genta Sula clarifies the figures: 78 personalities were former employees of Sigurimi and continue to work
Genta Sula, head of the Files Authority, says that a large...

Genta Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve ka deklaruar një natë më parë, se një numër i madh personalitetesh që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit po vijojnë punën edhe sot.
Këtë deklaratë Sula e ka bërë në emisionin Noë në Euroneës Albania.
“Numri i fundit që kemi raportuar ka qenë 78. Kemi thënë dhe më parë që nuk është bërë verifikimi për të gjithë, vetëm një pjesë e vogël. Ne nuk i ndjekim dot ato, ja japim informacionin institucioneve dhe institucionet vendosin vetë se çfarë bëjnë. Në disa institucione ka nene lustrative. Shërbimi i Jashtëm Diplomatik e ka të papajtueshëm qenien pjesëtar i shërbimit nëse ke probleme me sigurimin e shtetit, nëse je agjent i fshehtë”, tha Sula.
Emrat e ish sigurimsave nuk janë bërë publik, ndërkohë që vazhdojnë të jenë në institucione.
Partia Socialiste ka ndërmarrë një nismë ndryshime në ligjin e dekriminalizimit për bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit.
Me ndryshimet e kërkuara nga PS, i jepet fuqi vepruese Autoritetit të Dosjeve, ashtu sikurse ka prokuroria për personat që rezultojnë me të shkuar kriminale.
Përmes ndryshimeve të kërkuara synohet ndalimi nga funksionet publike apo kandidimi i bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Në nenin 1 të ligjit të dekriminalizimit do të shtohet paragrafi që ndalon zgjedhjen ose emërimin në funksione publike të personave që rezultojnë se kanë qenë bashkëpunëtorë me ish-Sigurimin e Shtetit.
“Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, thuhet në draft.
Veç politikanëve, PS propozon edhe zyrtarë të fushave të tjera që t’ju ndalohet emërimi apo zgjedhja në poste publike si: gjyqtarë, prokurorë, prefektë.
Personat, për të cilët Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit provon se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit nuk mund të emërohen apo zgjidhen në funksionet publike si më poshtë:
1. a) në organe kushtetuese apo të krijuara me ligj;
2. b) gjyqtarë ose prokurorë
3. c) në postin e zëvendësministrit apo të njëvlershëm me të;
ç) në postin e prefektit;
1. d) funksionarë politikë në kabinetet e drejtuesve të çdo institucioni kushtetues apo të krijuar me ligj:
2. dh) në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe shërbime të tjera informative;
3. e) në shërbimin civil dhe shërbimin diplomatik si dhe drejtues të çdo niveli në administratën publike të nivelit qendror dhe vendor që nuk përfshihet në shërbimin civil; ë) në Policinë e Shtetit;
4. f) ushtarakë të forcave të armatosura, si dhe
5. g) në çdo post drejtues të kompanive që zotërohen plotësisht apo në mazhorancë ose administrohen nga shteti.
Nëse këta zyrtarë që janë duke kryer funksione publike rezultojnë nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit atëherë kërkohet që t’ju ndërpritet mandati dhe shkarkohen nga detyra.
Personat që do të jenë subjekt i këtij ligji do të duhet të plotësojnë një formular të dytë, kësaj here nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit./CNA.al
Genta Sula, head of the Files Authority, says that a large...
Genta Sula, director of the Files Authority, said in a...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka folur në li...
"Unexpected decision" - that's how Ambassador Yuri Kim des...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka paralajmë...
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, është pyetur...
During an interview in "Opinion", Ambassador Yuri Kim shar...
Çmimet e qumështit dhe nënprodukteve të tij pritet të rrit...
Nxënëset e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” janë ngri...
Reporters Without Borders has come out with a stat...
Grupi 4iG është investitori më i madh hungarez në Shqi...
The councilor in the Municipality of Tirana and the former...
The works for the Llogara tunnel that connects Dukat with ...
Two Armenians ended up in the handcuffs of the Greek polic...
For the murder of Jan Prenga in 2020, citizen Festim Bexhd...
The General Secretary of the Freedom Party, Tedi Blushi, h...
The former Deputy Minister of Finance, Sherefedin Shehu, h...
Me 20 prill të këtij viti, 44-vjeçari Kujtim Meta ra pre e...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dalë me një mesazh, pas ...
The State Commissioner of Elections in today's public sess...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
The Central Election Commission of Kosovo has updated the ...
The British Ambassador to Kosovo, Jonathan Hargreaves, spo...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...