web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera e inceneratorëve/ Yuri Kim: SPAK të bëjë punën

2022-09-29 21:33:00, Aktualitet CNA
Afera e inceneratorëve/ Yuri Kim: SPAK të bëjë punën
SPAK të bëjë punën

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, është pyetur mbrëmjen e sotme për aferën e inceneratorëve, e cila është denoncuar prej vitesh nga CNA.al.

Kim nuk preferoi të flasë për aferën, por kërkoi në emisionin “Opinion” që kjo çështje t’i lihet në dorë drejtësisë.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Por ka pasur një rast, për shembull, të cilin e kanë ndjekur të gjitthë, siç është çështja e inceneratorëve. Dhe njerëzit thonë, nuk garantoj për faktet, por çdo ditë, në çdo studio, ata nxjerrin fakte, letra, dokumenta, dhe ne ende nuk kemi diçka konkrete.

Ambasadorja Kim: Lëreni SPAK të bëjë punën e tij.

Blendi Fevziu: Po punon në atë drejtim?

Ambasadorja Kim: Lëreni SPAK të bëjë punën e tij./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga