web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është Holta Zaçaj, drejtuesja e re e Kushtetueses?

2023-02-20 11:16:00, Aktualitet CNA

Kush është Holta Zaçaj, drejtuesja e re e Kushtetueses?

Holta Zaçaj që nga sot do të drejtojë Gjykatën Kushtetuese.

Zaçaj, u emërua në Kushtetuese, në Janar të këtij viti,  pas vakancës së krijuar nga largimi i Vitore Tushës.

Zaçaj është e panjohur për opinionin publik, pra, ka një porfil të ulët publik, megjithëse CV-ja e saj është tepër e gjatë.

Zacaj ka punuar në një zyrë avokatie me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Ligris and Associates PC" është firma ku ajo ka punuar nga viti 2019- janar 2020.

Më pas, është bërë partnere e kësaj studioje ligjore në Massachusetts.

Në studion e saj ligjore ajo ka qenë e specilizuar në të drejtën familjare, mbrojtjen e fëmijëve dhe transaksioneve me pasuri të patunshme.

Ajo deklaron se në 2008-2009 ka trajnuar gjyqtarë dhe prokurorë për zbatimin e Kodit të Familjes, atij civil dhe të procedurave civile nga një këndvështrim i të drejtave të fëmijëve pranë Shkollës së Magjistraturës.

Më tej, deklaron një sërë përvojash në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë si avokate e juriste e nivelit të lartë./CNA.al





Lajmet e fundit nga