web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“E kemi në dorë të largojmë Veliajn”/ Këlliçi zotohet, zbulon zgjidhjet për problemet e qytetarëve

2023-02-19 15:25:00, Aktualitet CNA
“E kemi në dorë të largojmë Veliajn”/
Foto ilustruese

“Më 14 Maj e kemi vetë në dorë të largojmë Veliajn” me këtë lajtmotiv, kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi takoi banorët e rrugës Todi Shkurti dhe Petro Nini Luarasi në Tiranë. 

Ndërsa ka shtrënguar duart me qytetarët, Këlliçi bashkëbisedoi mbi problemet dhe pritshmëritë nga pushteti vendor.

Ankesave të tregtarëve ambulantë mbi gjobat dhe  dhunën e policisë bashkiake, Këlliçi iu përgjigj se “Pas 14 Majit nuk do të ketë më as gjoba dhe as sekuestrim të mallit”, duke premtuar zgjidhjen e një fenomeni shqetësues tashmë në rrugët e Tiranës.

Në kuadër të turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”, Këlliçi ka dëgjuar ankesat e banorëve për rrezikun e depozitave të ujit mbi palate dhe indiferencën e bashkisë.

“Njerëzit janë të mërzitur. Më shumë janë të mërzitur mbi rritjen e çmimeve. Rinia po ikën. Po na ikin fëmijët. Gocën e madhe e hoqën nga puna dhe më iku në Gjermani. Duam ndryshim” ishin fjalët e një prej banoreve të zonës që shprehu mbështetjen për kandidatin e PD për Tiranën.

Përgjatë rrugëtimit tek Petro Nini Luarasi dhe Todi Shkurti, Këlliçi gjeti mbështetjen e banorëve të zonës që i kërkuan largimin e Veliajt nga zyra pas 14 Majit.

Një shqetësim i shprehur nga një prej banorët ishte edhe pallati në qendër të Tiranës, pas kullës së Sahatit.

"If you have a place all over Tirana, you can build a tower or whatever you want, but why would you do it at Sahati? Don't let me take Skanderbeg's place now. That he also has to do it in the square" was Kelliç's answer./ CNA.al





09:34 TODAY Agim Xhafka

That December morning

When I was a village teacher in those years, on Monday...

Lajmet e fundit nga