web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skema për thyer embargon ndaj Rusisë/ Klodian Tomorri ngre dyshimet e forta

2023-02-20 10:27:00, Aktualitet CNA
Skema për thyer embargon ndaj Rusisë/ Klodian Tomorri ngre dyshimet e
Gazetari Klodian Tomorri

Gazetari Klodian Tomorri ka hedhur dyshime të forta në lidhje me anijen që është bllokuar në Portin e Durrësit me mbi 22 mijë ton naftë kontrabandë.

Sipas Tomorit kjo anije kishte 10 ditë që po planifikohej të shkarkohej, duke theksuar se tregtarët kishin gjetur një skemë për tëthyer embargo ndaj Rusisë.

Gazetari nënvizon se, tregtarët kanë shkuar në Turqi dhe kanë marrë depozita me qira. Më pas kanë ndërruar dokumentat për ta bërë sikur është naftë turke.

Kjo anija e Piro Bares me 22.5 mije ton naftë ruse kishte 10 ditë që vinte vërdallë për t’u shkarkuar. Dhe do ishte shkarkuar, por problemi ishte se dogana shqiptare ishte njoftuar nga të huajt që po ju vjen një anije me naftë ruse.

Ndaj nuk e kalonin dot. Se po mos t’i kapin ata andej jashtë, këtu shkarkohen dhe armë bërthamore. Tani disa nga këta tregtaret tanë kanë gjetur një skemë për të thyer embargon ndaj Rusisë. Kanë shkuar në Turqi dhe kanë marrë depozita me qera.

Marrin naftë nga Rusia, e çojnë në depozitat që kanë marrë në Turqi dhe aty i ndërrojne letrat. E bëjnë sikur është nafte turke. Janë mjeshtra. Mirëpo kjo punë është zbuluar nga autoritet e huaja dhe pavarësisht dashamirësisë se Sulltanit po kapen”, ka shkruar Tomorri./ CNA.al





09:34 TODAY Agim Xhafka

That December morning

When I was a village teacher in those years, on Monday...

Lajmet e fundit nga