web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni i Integrimit/ Dhuka: Shqipëria ka bërë progres krahasuar me vendet e Ballkanit

2022-11-01 10:56:00, Aktualitet CNA

Komisioni i Integrimit/ Dhuka: Shqipëria ka bërë progres

Raporti i KE-së në Shqipëri ka treguar se ka një përmirësim në shumë kapituj dhe në disa kritere krahazsuar me vendet e tjera të rajonit.

Kryenegociatorja Majlinda Dhuka në fjalën e saj në Komisionin e Integrimit u shpreh se Reforma në Drejtësi ka bërë hapa para, por duhet të ketë më shumë bashkëpunim për reformat integruese.

‘Në lidhje me raportin e KE, ai është dokumenti ndërkombëtar më i qenësishëm. Është një dokument vlerësimi nga një ekip ekspertësh.

Në mënyra të qartë. Raporti shprehet s, vendi ka bërë progres nga 32 deri në 33 kapitujt e negociatave si dhe në 3 kritere. Nëse e krahasojmë me Maqedoninë e Veriut, vihet re se Shqipëria në shumicën e kkapitujve perfiormon më mirë dh eka bërë progres krahasuar dhe me vendet e Ballkanit.’

Veçanërisht në zbatimin e konsolidimin e Reformës në Drejtësi. Në raport konstatohet roli i pazëvendësueshëm i parlamentit. Miratimi me consensus në parlament shtyrja afateve të vettingut një lajm I mirë. Më shumë bashkëpunim për reformat integruese.- tha Dhuka.

Dhuka theksoi gjithashtu se procesi screening ka ndihmuar në fazën përgatitotre të negociatave.

‘Më 15 shtator nisi zyrtarisht proçesi screening, apo faza përgatitore e negociatave që kalon në dy shina, takime shpjeguese, ku komisioni europian përmes drejtorive të ndryshme I shpjegon Shqipërisë direktivat dhe aki që komisioni ka miratuar në periudhën 20-22’. Shina e dytë janë takimet bilaterale, ku Shqipëria është ajo që paraqet një pasqyrë të gjendjes së vnedit përkundrejt detyrimeve që burojnë nga akit e BE. Në muajin shtator u zhvilluan takimet për kapitulli 5 prokurimi publik. Në datën 16 shtator, kapitulli 18, statistikat. Në dt, reforma në në administratën publike… Në 20 shtator kriteri ekonomik…Në 22-23, kapitulli 24, drejtëisa, liria, siguria, KRiteri politik më tutje, Kapuitulli 23, gjyqësori dhe të drejtat themelore.’- tha Dhuka./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga