web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis nga sot aplikimi për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit

2022-11-01 09:41:00, Aktualitet CNA

Nis nga sot aplikimi për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit

Nga dita e sotme 1 nëntor, të aplikimit për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit për konsumatorët familjarë.

Gjatë një Konference tw mwhershme për shtyp, Balluku siguroi se procesi do të jetë transparent dhe se qeveria do t’u ofrojë qytetarëve 70% të pagesës.

Sipas Ballukut, Taskforca e energjisë do të monitorojë procesin e vendosjes së impianteve nga qytetarët përfitues.

 “Gara për ofruesit e impianteve diellore do të hapet më 1 tetor, ndërsa qytetarët do të mund të aplikojnë duke nisur nga data 1 nëntor sipas parimit “i pari që aplikon, shërbehet i pari”. Do të ketë një aplikacion elektronik transparent dhe qytetari do të shikojë se i sati është në aplikim. Fillimisht gara do të hapet për 2 mijë aplikime, por menjëherë sa të përmbushen 2 mijë aplikimet e para, do të hapen thirrjet e tjera”, deklaroi Balluku./CNA.al

Nis nga sot aplikimi për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit





Lajmet e fundit nga