web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve/ Në shtator hapet gara

2022-08-11 10:01:00, Aktualitet CNA

KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve.

Ndërsa për plotësimin e këtyre vakancave KLP pritet të hapë garën në shtator.

Rregullorja ka hyrë në fuqi dje me botimin në fletoren zyrtare. Qëllimi i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i  kritereve, parimeve, subjekteve dhe procedurave për ngritjen në  detyrë të prokurorëve në  shkallët më  të larta në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm

Në rregullore thuhet se  ngritja  në  detyrë  në  shkallët  më  të  larta,  në prokuroritë  e  juridiksionit  të  përgjithshëm  kryhet bazuar  në  parimet  e  pavarësisë,  procesit  të  rregullt ligjor,   meritokracisë,   promovimit,  zhvillimit   të karrierës, efikasitetit, si dhe konfidencialitetit.

Procedura e ngritjes në detyrë të prokurorëve është e përcaktuar në detaje në këtë rregullore, një procedurë me 3 faza që nis me momentin e shpalljes së procedurës deri në vendimin e komisionit të posaçëm./CNA.al





Lajmet e fundit nga