web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balluku zbardh detaje për Portin e Durrësit/ Projekti do të sjellë zhvillim ekonomik

2022-08-10 21:07:00, Aktualitet CNA
Balluku zbardh detaje për Portin e Durrësit/ Projekti do të
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka treguar detaje nga projekti për Portin e Durrësit.

Përveçe port turistik, Balluku tha nga baza e NATO-s në Porto Romano, se porti do të sjellë zhvillim edhe në ekonomi.

Zv.kryeministrja deklaroi se porti i ri është bazuar në kërkesat e qytetarëve dhe numrin e lartë të turistëve.

?Sa i përket ekonomisë, do të pësojë një shpërthim në atë zonë, por sidomos edhe për marinën elitë të jahteve që do të ndërtohet aty ku do të ndërtohet porti i Durrësit. Kemi pasur ankesa për ndotjen akustike dhe ambientale që operimet e portit sillnin, një port i ndërtuar shumë herët, kur qyteti nuk kishte kaq shumë zhvillim, dhe duke marrë parasysh ankesat dhe mundësinë për ta zhvilluar këtë industri detare vendosëm që porti i Durrës të spostohet në një zonë më industriale, që na jep mundësinë për një zgjerim që do i përgjigjet kërkesat jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të rajonit.

Hapat final të ndërtimit të projektit, që ka edhe 2 elementë të rëndësishëm lidhjen me një hekurudhë të portit të thatë në Prishtinë, dhe një pjesë fundore të portit që do i dedikohet operacioneve militare nën ombrellën e NATO-së, projekt që e kemi prezantuar në zyrën e NATO në Bruksel?, theksoi Balluku gjatë fjalës në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis ?Eagle Hills Real Estate Development? shpk dhe ?Albanian Seaports Development Company? sh.a./ B.A. ? CNA.al





Lajmet e fundit nga