web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 2 milion dollarë do të hidhen në Portin e Durrësit/ Rama: Dje morëm një hap vendimtar

2022-08-11 08:29:00, Aktualitet CNA

Mbi 2 milion dollarë do të hidhen në Portin e Durrësit/

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm  pamjet 3D të projektit për Portin e Durrësit, ku nënvizon investimin prej mbi 2MLD USD.

Ndër të tjera Rama shkruan, se dje u hodh një hap vendimtar që tashmë do t’i hapë rrugë ndërtimit të portit turistik më të madh në Mesdhe.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e hedhjes së një hapi vendimtar dje, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, që hap rrugën drejt procedurës parlamentare për kontratën historike për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, falë një investimi prej mbi 2MLD USD, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua një ditë më parë në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed El Alabbar./CNA.al

Mbi 2 milion dollarë do të hidhen në Portin e Durrësit/





Lajmet e fundit nga