web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkesa e aplikimit për anëtarësim në BE/ Ditmir Bushati: Kosova ka bërë progres

2022-12-14 15:56:00, Aktualitet CNA
Kërkesa e aplikimit për anëtarësim në BE/ Ditmir
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pasi udhëheqësit e Kosovës nënshkruan kërkesën për anëtarësim në BE.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Bushati thotë se ky nënshkrim shënon hapin e parë zyrtar në rrugën e anëtarësimit.

Ai deklaron se Kosova ka bërë progres të qenësishëm në rrugën e reformave shtetndërtuese.

“Nënshkrimi i sotëm nga ana e Kosovës i letrës së aplikimit për anëtarësim në BE shënon hapin e parë zyrtar në rrugën e anëtarësimit. Ky hap vjen pak ditë pas Samitit të Tiranës BE - Ballkan Perëndimor, ku u ra dakord për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Që nga fitorja e lirisë, e më pas shpallja e pavarësisë, Kosova ka bërë progres të qenësishëm në rrugën e reformave shtetndërtuese. Rruga drejt anëtarësimit në BE do të jetë sfiduese dhe jo e lehtë. Por Kosova ka demonstruar vijimësisht vullnetin e palëkundur për t'u bashkuar me familjen europaine”, thekson ishministri./ B.A. – CNA.al





09:06 TODAY

Plani i

Mund të duket një kohë e çuditshme që qeveria të konkurojë...

Lajmet e fundit nga