web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Karriera politike e Veliajt drejt mbylljes”/ Këlliçi: Është çështje javësh

2024-05-02 17:23:00, Aktualitet CNA
“Karriera politike e Veliajt drejt mbylljes”/ Këlliçi:
Belind Këlliçi

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka deklarua  r se karriera politike e Erion Veliajt është drejt mbylljes.

Gjatë një interviste televizive ai është shprehur se është çështje javësh që kjo të ndodhë.

“Do mbyllet karriera e tij politike, është çështje javësh”, tha Këlliçi.

Këlliçi deklaroi se Veliaj ka ngritur një sistem të tërë hajdutërie dhe abuzimi në Bashkinë e Tiranës.  

“Ka ngritur një sistem të tërë hajdutërie. Është i paaftë për të menaxhuar buxhetin e Bashkisë Tiranë.

Drejtorët në burg janë personat më të afërt të Veliajt. Ai është i paaftë se nuk e di se çfarë në institucionin që ai drejton.

Veliaj është i përfshirë tërësisht në këtë aferë.

Do shohim si do shkojnë hetimet. Është ngritur një sistem i tërë abuzimi në Bashkinë e Tiranës”, tha Këlliçi./ CNA





Lajmet e fundit nga