web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Njeriu i Redi Mollës me biznes për riciklimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës

2024-05-02 17:17:00, Aktualitet CNA
Denoncimi/ Njeriu i Redi Mollës me biznes për riciklimin e mbetjeve
Foto ilustruese

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka bërë me dije se nesër do të publikojë dokumente të reja si dhe do të denoncojë një tjetër skandal.

Këlliçi tha se denoncimi i radhës ka të bëjë se si një familjar i Redi Mollës ka një biznes për riciklimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Kjo tregon dhe njëherë se si drejtorët e Veliajt kanë zgjeruar skemën e vjedhjes duke përdorur dhe familjarë.

“Nesër unë do kem komunikim me mediat. Do denoncojmë një tjetër shkelje që lidh 5D dhe një nga personazhet kyç, Redi Mollën dhe një familjar me biznesin e trajtimit dhe riciklimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës. Do kemi dokumente të reja”, tha Këlliçi./ CNA





Lajmet e fundit nga