web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jehona në mediat e huaja/ Rama: Shqipëria, perla mesdhetare

2023-05-30 10:42:00, Aktualitet CNA

Jehona në mediat e huaja/ Rama: Shqipëria, perla mesdhetare

Mediat e huaja e kanë renditur Shqipërinë si një nga vendet që duhet vizituar këtë verë.

Këtë herë jehonë vendit tonë i ka dhënë CNN, ku Shqipëria renditet në 12 vendet ku mund të pushohet këtë sezon veror.

Pas publikimnit të artikullit, ka reguar kryeministri Edi Ram, i cili ndan lajmin me ndjekësit dhe shkruan se Shqipëria është një perlë e mesdheut dhe një destinacion i turizmit mes bregdetit, natyrës dhe trashëgimive kulturore.

“SHQIPËRIA, NJË PERLË MESDHETARE dhe këtë e thotë gjigandi mediatik botëror CNN që na rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023”, shkruan Rama.

Të tjera media të huaja e kanë quajtur jugub e Shqipërisë, “Maldiven e Europës”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga