web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Irfan Hysenbelliut nuk i del e keqja/ Sulmon sërish Ramën: Njeri i sëmurë

2023-03-22 11:15:00, Aktualitet CNA

Irfan Hysenbelliut nuk i del e keqja/ Sulmon sërish Ramën: Njeri i

Irfan Hysenbelliu, pronari i disa bizneseve dhe mediave,  ka reaguar pas aksionit të IKMT-së ditën e sotme për konfiskimin e dy godinave të IKMT-së.

Hysenbelliu ka folur me gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit duke e quajtur një njëri të sëmurë dhe shpirtzi.

Sërish, Hysenbelliu ka justifikuar vetën duke thënë se arsyeja pse Rama po e sulmon për shkak të linjës editoriale të mediave të tij dhe si pasojë e zgjedhjeve që po afrojnë.

Ndihem shumë i qetë se nga një njeri të sëmurë ca nuk pret. Raportet me kryrministrin kanë qenë shumë të mira, për shkak se gjë tjetër tregon nga jashtë dhe tjëtër gjë ka nga brenda. Shpirti i tij është i zi, bashkë me kreun e IKMT-së. Kemi pasur debate me njëri-tjetrin, është një aktor shumë i zoti. Kur isha në Amerikë, ai i vuri tritolin. Ne ishim në një hotel në Athinë dhe ai ishte me familjen aty, vinte vërdallë nëpër korridore, çfarë e shqetëson kaq shumë atë njëri? Çfarë e ka shqetësuar Ramën linja editoriale? Zgjedhjet që po afrojnë? Çfarë?", shprehet Hysenbelliu./CNA.al





Lajmet e fundit nga