
CNA.al has reported with documents and concrete facts that behind the company "Integrated Energy BV SPV", registered in Tirana on August 31, 2017, was Klodian Zoto of the incinerator of Fier and Elbasan, together with Ernesto Granelli. The latter, an Italian citizen, who was involved in the construction of the incinerators of Fier and Elbasan.
Another name is Giuseppe Ciafaglione, who is the administrator of the company and at the same time a shareholder in Tirana.
Sipas Ekstraktit Historik të Regjistrit të Pronarit Përfitues publikuar në QKB, dokument i tërhequr me datën 14.02.2022, rezulton se një nga pronarët përfitues i shoqërisë “Integrated Energy BV SPV”, është edhe Giuseppe Ciaffaglione.
Ky i fundit është pronar përfitues për 30% të pronësisë pasi zotëron “GeoGenix” (mëma e “Integrated Energy BV SPV”) për 30% të pronësisë.
Të gjithë këta persona së bashku me Ariola Kodrën, administratoren e inceneratorit të Tiranës, janë nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit.
Klodian Zoto dhe Giuseppe Ciaffaglione janë në kërkim, ndërsa Ariola Kodra në arrest shtëpie.
Kodra dhe Giuseppe Ciaffaglione paguan Alqi Bllakon përmes babait
Sipas SPAK, Alqi Bllako në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit favorizoi kompaninë për inceneratorin e Fierit dhe për këtë Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, administratorë të shoqërisë koncesionare "Integrated Energy BV SPV", kanë bërë pagesa fiktive për babain e tij, Alqi Bllako.

“Dyshohet se këto pagesa janë përfitime të parregullta nga shtetasi Alqi Bllako. Shtetasit Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, dyshohen për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 i Kodit Penal.
Neni 245 i Kodit Penal, parashikon veprën penale të Korrupsioni aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë "Premtimi, propozimi ose dhënia drejtpërdrejtë ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me të tyren a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet".
Ka dyshime se shtetasit Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, administratorë të shoqërisë koncesionare "Integrated Energy BV SPV", në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me shtetasin Klodian Zoto (aksioner i shoqërisë koncesionare), me veprimet e kundërligjshme të tyre, i kanë dhënë përfitime të parregullta në mënyrë të tërthortë shtetasit Alqi Bllako (i cili rezulton të ketë ushtruar funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i AKUM, gjatë kohës së dhënies se koncesionit dhe zbatimit të kontratës koncesionare), nëpërmjet punësimit fiktiv të babait të tij Edmond Bllako, si Drejtor Kantieri, në shumën totale 14.964.900 (katërmbëdhjetë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë, duke rënduar mbi ta dyshimi se kanë kryer veprën penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë", në bashkëpunim”, ka njoftuar më herët SPAK-u.

Janë 430 milionë euro kontratë koncensionare, për një kompani e cila është një guackë në Holandë, e cila nuk kishte eksperiencë, nuk kishte një CV të plotë, por ishte hapur dhe drejtor kishte Klodian Zoton apo italianin e tij Giuseppe Ciaffaglione, Ernesto Granilin e kështu me radhë.
Tani, tek inceneratori i Tiranës kompania “IEBV”, e cila quhej “Integreated Energy”, në Holandë është bërë “Geogenix” dhe ka si pjesë të saj edhe Mirel Mërtirin.
Mërtiri është njeriu hije, për të mos thënë “koka” e inceneratorëve, sipas shumë fakteve, jo vetëm akuzave politike, po dhe dokumenteve.
Ky personazh bashkëjetues i Stela Gugallës, njeriut që mori 22 milionë euro me kompaninë “Albtech Energy” për inceneratorin e Elbasanit, shfaqet edhe si drejtor tek inceneratori i Tiranës.
Mërtiri ka qenë drejtor i kompanisë “Integrated Technology Services”, pra i kompanisë që ka marrë koncesionin e inceneratorit të Tiranës.
Gjithashtu, emri i Mirel Mërtirit del si administrator edhe në kompaninë "ER One Albania", ku bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja është ortake me "Energy Recuperator", e cila ka si ortakë dy shtetas italianë, Ernesto Granelli dhe Mario Granelli.


Mirel Mërtiri del si negociator i "Geogenix B.V", në Zimbabve, sipas një dokumenti që është publikuar më herët nga CNA.al.

Në vitin 2019, Mirel Mërtiri shfaqet drejtpërdrejt me firmën e tij në Irak, si përfaqësues i kompanisë "Integrated Energy B.V.".


Emri i tij del edhe në një akt noterial, për të hapur llogari apo për të transferuar para në Zvicër.
Pra, për Mirel Mërtirin ka fakte, prova, foto tek inceneratori i Tiranës, të cilat janë publikuar nga CNA.
Në foton që po e risjellim më poshtë shfaqen Mirel Mërtiri, italiani Giuseppe Caffaglione, emrin e të cilit e gjejmë si drejtor edhe në kompaninë “Geogenix” në Holandë.
Siç ka raportuar edhe më parë CNA.al, “Geogenix BV” është kompania e njohur ndryshe si “Integrated Energy BV”.
Kjo kompani është aksionere e vetme e kompanisë “Integrated Energy BV SPV”, e cila ka fituar koncesionin e inceneratorit të Tiranës./CNA.al
SPAK demands 19 years in prison for Gentian Malindi, a...
Dallëndyshe Bici ka reaguar lidhur me sulmet që prej disa ...
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
Festat e fundvitit vijnë me shumë kthime prapa në kohë, bi...
The Minister of Education, Evis Kushi, disclosed the Gover...
The Minister of Defense, Niko Peleshi, has stated today t...
The pedagogue of Criminalistics Ervin Karamuço spoke about...
Today, the trial for Arbë Paplekaj, who is accused of murd...
The Special Anti-Corruption Prosecutor's Office has starte...
Majlinda Dogga, Robert Kote and Olkeda Lice have successfu...
The Court of Tirana rejected the request of the Democratic...
Altin Dumani ka marrë sot zyrtarisht detyrën si drejtues i...
IKMT landed early this morning to start the demolition of ...
The Tirana Court of Appeal has postponed the hearing for t...
Altin Dumani sapo ka marrë detyrën ka deklaruar se SPAK ta...
The new head of SPAK, Altin Dumani, has called the ceremon...
Altin Dumani officially took office as the head of the Spe...
The activist Genc Sejko has expressed in that harsh tone t...
Një histori tronditëse është trajtuar në “Shihemi në Gjyq”...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
During the checks carried out by the State Police for envi...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
A triple accident occurred on the Peqin-Elbasan axis n...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
The Competition Authority, at the conclusion of the in-dep...
Oil prices fell in early trading on Monday, falling furthe...
Although Albania does not have a developed industry on the...
North Korea is said to have achieved some impressive resul...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...