web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I jepet lamtumira Servet Pëllumbit/ Rama: Do të kujtohet si një burrë i mirë dhe i mençur

2026-05-06 13:02:00, Aktualitet CNA

I jepet lamtumira Servet Pëllumbit/ Rama: Do të kujtohet si një

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e lamtumirës së ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbit.

Rama u shpreh se profesori do të mbetet pikë referimi në historinë e ndryshimit të epokave dhe gjithashtu një pikë referimi për ata që do duan të kuptojnë dinamikën dhe historitë e Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë tha se kushdo që e njihte Pëllumbin, do ta kujtojë si një burrë të mirë, të ndershëm dhe të menccur.

“Isha në pamundësinë e plotë për të përgatitur një fjalë siç do duhej të përgatitej një student para profesorit. Unë profesorin e kam njohur pak dhe nga larg. Dua të kujtoj se marrëdhënia ime me të është një marrëdhënie tipike e një antipatie reciproke në distance dhe pastaj një simpatie reciproke në afërsi. Profesori përfaqësonte gjithçka që unë nuk simpatizoja. Ka qenë një nga mësimet më të çmuara të gjithë rrugëtimit tim përballja me realitetin e njeriut përtej etiketimeve dhe kornizimit të tij në sferën publike dhe për surprizën time kam një njeri progresist, dashamirës ndaj kujtdo që përpiqej të bënte diçka ndryshe.

Përtej atyre që dukeshin kishte një kategori njerëzish të cilët e ndiqnin dhe vlerësonin një situatë të caktuar me qetësi dhe vërtetësi. Kur më shkruajti Beni që profesori kishte ndërruar jetë më erdhi si e papritur për faktin se isha mësuar me faktin se profesori ecte çdo ditë dhe më dukej si diçka e paravendosur që do ecte gjithmonë. Kur e kam takuar e gjeja gjithmonë në formë dhe të dëshiruar për të folur për ato tema që kishte përzemër.

Besoj se edhe kur afrimi i gjërave si rezultat i momentit të tretet në kohë, profesori do të mbetet pikë referimi në historinë e ndryshimit të epokave dhe pikë referime për ata që do duan të kuptojnë dinamikat dhe historitë e PS-së. E rëndësishme është kujtimi që ai lë mbrapa. Kushdo që e ka njohur do ta kujtojë si një burrë të mirë, të ndershëm, të mençur dhe babaxhan. Kështu uroj ta kujtojnë gjithmonë jo vetëm djemtë, por dhe mbesat, nipërit dhe të afërmit e tjerë. Të prehet në paqe me kujtimin që le mbrapa”, tha Rama. /CNA





Lajmet e fundit nga