web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The judicial map of the "laws", Xhafaj "slaps" the government: There is a serious legal violation

2022-07-01 21:35:00, Aktualitet CNA
The judicial map of the "laws", Xhafaj "slaps" the
Fatmir Xhafaj

The judicial system has been brought to a standstill due to the lawyers' boycott. This situation became the subject of debate at the meeting of the Parliamentary Committee on Legal Affairs. The opposition complained about several weeks' delay in holding a hearing with the justice institutions, a concern supported by the socialist Fatmir Xhafaj. 

“Ne këtu jemi përfaqësues të qytetarëve dhe interesave të tyre para së gjithash. Jemi ne që duhet t’i vënë në presion për ta shpejtuar procesin sepse edhe Ministria e Drejtësisë edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor janë në shkelje të rëndë të ligjit dhe u bënë gati dy javë mos gaboj që nuk ka gjyq”, tha Xhafaj.

Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, justifikoi vonesën duke nënvizuar shkak kishte qenë një përgjigje nga Ministria e Financave mbi kostot financiare nga shpërndarja e re gjyqësore dhe institucionet nuk ishin gati për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të deputetëve.

“Nëse ju kanë thënë kështu unë jam i lemerisur sepse do të thotë se deri tashti 3 vjet nuk kanë marrë mendimin e Ministrisë së Financave. Atëherë kjo është shqetësuese”, tha Xhafaj.

Notat kritike të Xhafajt mbi të gjithë pentagramin e drejtësisë duket se eklipsuan edhe akuzat e opozitës e cila kërkoi që në projektrezolutën e veprimtarisë vjetore të SPAK, të evidentohej presioni politik i bërë nga ekzekutivi.

Në fund asnjë projektrezolutë nuk u miratua pasi Komisioni kërkoi më shumë kohë për të reflektuar qëndrimet e deputetëve./CNA.al





Lajmet e fundit nga