web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hakerat “rrëzojnë” Ramën/ Ish-drejtori i Policisë në shënjestër, kush e ka radhën pas Gledis Nanos?

2022-09-19 10:49:00, Aktualitet CNA

Hakerat “rrëzojnë” Ramën/ Ish-drejtori i

Me 18 korrik 2022, kryeministri Edi Rama ka folur më bindje të plotë se të dhënat personale të qytetarëve nuk janë prekur nga sulmi kibernetik.

Rama qetësoi qytetarët se të dhënat e sistemeve të informacionit të shërbimeve qeveritare janë të sigurta dhe të paprekura.

Më tej ai bënte thirrje që kjo çështje mos të kthehej në politikë, pasi armiku është i përbashkët.

Hakerat “rrëzojnë” Ramën/ Ish-drejtori i

“Sistemet qeveritare kanë të gjitha back-up dhe janë të sigurta. Në këtë moment jemi duke verifikuar sistem pas sistemi që këto të fundit të jenë të sigurt në çdo element, përpara se të kthehen sërish online dhe në funksionalitet të plotë.

Paralelisht të gjithë aktorët institucionalë janë në gatishmëri të plotë dhe në komunikim të vazhdueshëm për hetim të thellë e të detajuar të këtij krimi kibernetik.  Sigurojmë të gjithë qytetarët se të dhënat e sistemeve të informacionit të shërbimeve qeveritare janë të sigurta dhe të paprekura. 

Nuk ka vend për polemika politike aq kohë sa jemi përballë një armiku të përbashkët në këtë luftë kibernetike, ndaj të lëmë ekspertët të bëjnë punën e tyre në mënyrë që çdo sistem që rikthehet në punë të jetë funksional dhe mbi të gjitha i sigurtë”, deklaronte Rama me 18 korrik 2022.

Kur kanë kaluar një muaj nga kjo deklaratë, sot janë publikuar të dhënat e ish-Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Hakerat “rrëzojnë” Ramën/ Ish-drejtori i

Të dhëna të cila janë vjedhur nga hakerët iranianë gjatë sulmit kibernetik të sistemit TIMS.

Hakerët kanë nxjerrë në Telegram në një grup të hapur të dhënat e TIMS të Nanos, që do të thotë se ata kanë pasur akses të plotë në TIMS gjatë kohës së sulmit.

Ata gjithashtu kanë publikuar edhe mailboxing e tij, ku gjendeshin e-maile nga viti 2021 dhe më tej në kohën që Nano ka qenë në detyrë.

Janë me shumë se 1400 e-maile dalëse dhe 1200 hyrese dhe mbi 1400 attachment.

Më herët hakerat kanë publikuar dokumenta të institucioneve të ndryshme, numrat e telefonave të qytetarëve shqiptarë./CNA.al





Lajmet e fundit nga